VIDEO/ Çollaku: Ministri periferik në këtë histori, drejtori i ri i policisë do emërohet me regji të Ramës

15:40, 19/09/2024
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku është shprehur se kryeministri është regjia e kësaj historie , është kontrolluesi i këtij ekipi, është drejtuesi i këtij bordi të së keqes, dhe ai do të vendosë edhe për drejtorin e përgjithshëm të policisë, dhe nëse drejtori që do të emërohet, jo perzgjidhet do të tentojë të bëjë detyrën, shumë shpejt do të kemi zgjedhje të reja për drejtor policie.

 I ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv, me moderator Arnold Karriqi, Çollaku tha se edhe këtë herë zgjedhja do të jetë dilematike ose a është një tender më saktë apo është një garë, për përzgjedhjen e drejtuesit të policisë.

'Në Shqipëri situata kriminale ka dalë jashtë kontrollit të sistemit, ndërsa ata kanë marrë kontroll të sistemit, në gjendje të kësaj natyre ku brenda një mandati, 4-5 vitesh të ndërrojnë 4-5 drejtorë të policisë së shtetit, ky është bnrë element për t’na thënë që gjendja është shumë e rëndë, ndaj duke ditur edhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit tek krimi në dosje të ardhura nga partnerët, dyshimet janë serioze se edhe këtë herë zgjedhja do të jetë dilematike ose a është një tender më saktë apo është një garë? Ky tender zhvillohet tek kryeministri? Apo nga burokracia e procedurave dhe e kritereve të cilat ende nuk kanë dalë.

Numri i lartë! Është mirë që ka drejtues policie që kanë shprehur vullnetin dhe interesin e tyre për të drejtuar organin e policisë, publikë deri më sot kanë qënë bërë 7 apo 8 emra, tashmë kemi edhe 13 të tjerë te shutar, nëse do ta kishim listën e plotë mbase mund ti analizonim .

Përvec Ard Veliut që ishte një drejtor i shumëakuzuar, dhe një largim surprizë ku unë çmoj përsëri se largimi i tij ka qënë nga këto historitë e dosjeve të ardhura nga perëndimi. Iku Gledis Nano, iku se tentoi të mbetej oficer policie, dhe kam bindjen të njëjtën gjë provoi edhe oficeri i karrierës, drejtori i policisë së shtetit, Rrumbullaku, provoi të mos poshtërohej deri në fund të themi nga presioni i dhe trysnia e bandave të lidhura  me pushtetin.

Këtu kemi hapjen e një gare elektorale, gare policore për rendin dhe për sigurinë, apo është duke pregatiur kryeministri infrastrukturën për plackitjen e rradhës dhe kërkon që bandat dhe shtabi i tyre elektoral ky hyjne dhe politikanët të kenë garanci dhe siguri që munden të bëjnë çtë duan dhe nuk do i trazojë askush sic ka ndodhur nga 2016 në zgjedhjet e pjesshme në dimër e deri më sot, janë aty dosjet të pa hetuara dhe të pa ndëshkuara.

Si mund të besojmë që ka një garë për drejtuesin e policisë së shtetit kur kryeministri i vendit i cili është njeriu me ndikim në këtë zgjedhje dhe ministri është periferik, se ai nuk e dinte as kur u bë ministër si do të dijë se kush do të bëher drejtor policie?

Kryeministri është regjia e kësaj historie , është kontrolluesi i këtij ekipi, është drejtuesi i këtij bordi të së keqes, ai do të vendosë edhe për drejtorin e përgjithshëm të policisë, dhe nëse drejtori që do të emërohet , jo perzgjidhet do të tentojë të bëjë detyrën, shumë shpejt do të kemi zgjedhje të reja për drejtor policie.'- u shpreh Çollaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco