Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pyetjet që SPAK nuk ju jep dot përgjigje

KAFE SHQETO/ Teliti: Ka mungesë të menaxhimit të duhur të investimeve publike, harxhojmë miliarda euro për projekte të papërfunduara

KAFE SHQETO/ Teliti: Ka mungesë të menaxhimit të duhur të investimeve publike, harxhojmë miliarda euro për projekte të papërfunduara

10:28, 19/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë edhe Dorian Teliti nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ai ka komentuar situatën e rrugës së shembur në segmentin Korçë - Ersekë, dhe u shpreh se mungesa e projektimeve të duhura eshtë një problematikë e cila thellohet gjithnjë e më shumë.

Teliti gjithashtu tha se e vetmja mënyrë për parandalimin e harxhimeve të kota është respektimi i procedurave

'Është një problematikë e cila thellohet gjithnjë e më shumë, mungesa e projektimeve të duhura, mjafton të shohim sot rrugët, nuk shohim 2 rrugë të të njejtës kategori por që të jenë të njëjta me njëra tjetrën. Ato kanë dallime midis tyre, dhe kjo vjen për faktin edhe të atyre arsyesh që tha kolegu parafolës, inxhinieri

Pra nuk meren masat e duhura për të bërë projektimet ashtu siç duhet dhe siç i kërkon standarti, madje shpesherë bëhen edhe pa shkuar fare në terren. Kjo nuk është rruga e parë që shembet, ne kemi tunelin e Murrizit, rruga e Arbrit e cila tashmë është bërë emblematike, ku pjesa e konsiderueshme e punimeve është kryer që gjatë qeverisjes së PD, ketu e 13 vite më parë, dhe sot ne ende jemi të varur, ndonëse po harxhojmë miliona, dhjetëra miliardë euro ose qindra miliona euro për një projekt i cili ende nuk ka përfunduar.

Mungesa e menaxhimit të duhur të investimeve publike , është problematikë 30 vjecare, por sidomos gjatë viteve të fundit, në vend që gjerat të përmirësoheshin dhe standartet ndërkombëtare të menaxhimit të investimeve publike të implementoheshin dhe të zbatoheshin korrektësisht edhe në vendin tone, fatkeqësisht ajo që ne kontestojm sot aktualisht është që këto standarte hidhen në koshin e plehrave dhe futen standartet e Maliqit, standartet e shefave, standartet e drejtuesve të cilët thonë këtu do të bëhet rruga dhe nëse nuk bëhet rruga pastaj gjejeni ju se kush është grupi amiqësor.

E vetmja mënyrë për parandalimin e harxhimeve të kota është respektimi i procedurave.'- u shpreh Teliti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco