Homazhet në nderim të Gerti Bogdanit, të pranishëm drejtuesit e PD

Homazhet në nderim të Gerti Bogdanit, të pranishëm drejtuesit e PD

10:17, 19/09/2024
A+ Aa A-

Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë janë zhvilluar homazhet në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani.

Ish-deputeti demokrat ndërroi jetë një ditë më parë pasi pësoi arrest kardiak.

Në ambientet e Kuvendit kanë bërë homazhe drejtuesit më të lartë të PD.

Në emër të kryetarit të PD, Sali Berisha, është vendosur një kurorë zyrtare nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

Në emër të Këshillit Kombëtar të PD është vendosur një kurorë nga Edi Paloka.

Në emër të kryesisë së PD është vendosur një kurorë nga nënkryetarët Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi.

Kurse në emër të grupit parlamentar të PD kanë vendosur kurorën e tyre Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco