Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Lamtumirë Gerti Bogdani!

Diaspora në qendër të vëmendjes/ PD hap degën e saj edhe në Parma të Italisë

Diaspora në qendër të vëmendjes/ PD hap degën e saj edhe në Parma të Italisë

09:59, 19/09/2024
A+ Aa A-

Diaspora në qendër të vëmendjes për Partinë Demokratike. Jo vetëm në Forli Emilia-Romagna, PD hap degën e saj edhe në Parma të Italisë. 

Pas njoftimit për hapjen e degës së re në Forli Emilia-Romagna, Partia Demokratike dega Romë ka njoftuar një tjetër lajm të rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë në vendin fqinj. Bëhet fjalë për hapjen e një tjetër dege në Itali, këtë herë në zonën e Parmas. 

Sipas njoftimit të degës së Romës, takimi do të zhvillohet këtë të dielë, më datë 22/09/2024, ora 15:30, via San Leonardo, 124-43122 Parma. Ai do të kryesohet nga deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Zj. Albana Vokshi, ndërsa pjesëmarrës do të jenë edhe deputetet italiane të ‘Forza Italia’, Rosaria Tassinari dhe  Erica Mazzetti.

Hapja e degëve të reja të Partisë Demokratike në diasporë synon të afroj më tepër shqiptarët me vendin e tyre, dhe u mundëson atyre të bëhen pjesë e rëndësishme e politikë-bërjes duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për një Shqipëri të denjë për t'u bërë pjesë e familjes së madhe europiane.

Organizimi për hapjen e degës në Parma bëhet nga kryetari i PD, Romë, njëherësh dhe koordinator i ‘Forza Italia’, Bardhok Doda, i cili u ka bërë thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve që jetojnë në këtë zonë të bëhen pjesë e takimit për një Shqipëri më të mirë për brezat e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco