Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Lamtumirë Gerti Bogdani!

Bllokoi integrimin për një dekadë/ Rama fajëson qytetarët në Bruksel

Bllokoi integrimin për një dekadë/ Rama fajëson qytetarët në Bruksel

09:54, 19/09/2024
A+ Aa A-

Në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, nga Brukseli kryeministri Edi Rama u shpreh procesi i integrimit në BE nuk është thjeshtë një çështje që i përket qeverisë, por iu përket të gjithë qytetarëve.

Duke folur nga Brukseli, njeriu që ka bllokuar për më shumë se një dekadë integrimin e vendit, vendosi që të fajësojë qytetarët për këtë dështim.

“Në konsultimet me organizatat e shoqërisë civile, si një punë normale dhe e rregullt për çdo nismë kyçe, ne me shumë kënaqësi presim që me këto konsultime ndërveprimi brenda shoqërisë tonë do të bëhet edhe më i rëndësishëm.

Ne jemi vërtetë të gatshëm për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE. Ka qenë kënaqësi që jemi takuar dhe ditën e kemi nisur këtu së bashku nën frymën e punës së këtij komiteti, i cili ka qenë një faktor shumë aktiv dhe i hapur e dashamirës ndaj nesh. Brukseli ka zemër dhe ky është lajm i mirë”, u shpreh kryeministri Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco