Akt-akuza ndaj Berishës/ Brisida Shehaj: Përmendja e pagesave shëndetësore për prindërit e turpshme, çdo fëmijë shqiptar do rrinte pa bukë për...

01:18, 19/09/2024
A+ Aa A-

Në emisionin Task Force, në Syri Tv, me moderatoren Sonila Meço, ku ishte e ftuar Argita Malltezi, vajza e liderit të PD dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltëzit, është diskutuar për akt-akuzën ndaj Berishës dhe Malltezit.

Malltezi ishte në studio përballë ekspertes së ekonomisë dhe financave, Brisida Shehaj dhe gazetarit të ekonomisë, Klodian Tomorri, ku u bë zbërthimi i akt-akuzës së SPAK.

Gjatë diskutimit në studio, ekspertja Shehaj ka shpjeguar se një akt-akuzë në përmbajtje të saj ka ka dy gjëra; çfarë të është gjetur, dhe ku është prova.

“Kur t’i ke një akt-akuzë, në atë shkruhet shkurt, çfarë të është gjetur, edhe prova. Këtu jënë 500 faq…këtu përmendet që edhe Ndea Prendi ka qenë njeriu që ju i dërgonit lek nga Kosova.”

Malltezi: Sepse Ndrea Prendi dhe gjithë grupi i shoqërimit që punonin në Gardë kanë qenë komshinj të mitë dhe ne kemi qenë në Kosovë dhe i dërgoja para dikujt me bankë për t’u bërë ato që kishin nevojë të bëheshin në pallet.

Shehaj: SPAK-u thotë, Gjici blen apartamentin, Argita Mori 1170 euro qira edhe mbasi u shit apartamenti.

Malltezi: Kjo është e pavërtetë, kemi përmendur…

Shehaj: Sali Berisha, dyshimtë udhëtimi në Vienë me shtetasin Bari Hodaj, i cili ishte personi që ktheu pronën. Dmth ky zotëria është një specialist dhe Berisha u desh ta merrte në Vienë…

Malltezi: Kjo ishte gjëja më e bukur… Ky personi ka qenë i caktuar nga Partia Socialiste, i zgjedhur nga mazhoranca socialiste në Parlamet. Ka rastisur që ka udhëtuar në Vienë…Ky 2-3 muaj më pas duhet të jetë shkarkuar nga puna sepse hyri ligji për AKKP-në.

Shehaj: Me çfarë shohe flitet për pagesat që ka marrë zoti Malltëzi për ekspertizën, studimet, që ka bërë për Homeplan-in dhe u tha edhe Ashta. Të lutëm, a ka në këtë dosje hetimorë, një hetim ku SPAK-u të thotë, ky ka marrë 80-mijë euro këtu, por ky zotëria faturonte subjekte të tjera më ulët? Pra, është konstatuar që janë fiktive këto fatura?

Malltezi: Absolutisht që jo.

Shehaj: Une ngelem te ish-kryeministri dhe ish-presidenti  që ka drejtuar vendin tim dhe dua të di, a është korruptuar zoti Sali Berisha. Në dosje ka vetëm dy momente. I pari është i turpshëm në fakt, se unë paguaj shpenzime shëndetësore kur prindërit e mi kanë nevojë, si çdo fëmijë, çdo shqiptar besoj do rrinte edhe pa bukë dhe do paguante shpenzimet e pindërve dhe unë nuk dua ta prek se kjo është e turpshme.

Kemi dëgjuar që zonja Berisha kë një fondacion. Biznesmenët shqiptar shkonin bënin garë dhe ishin miliona euro që hidheshin për blerjet e pikturave. Nga ju mësova që zonja Berisha nuk ka përfituar anjëherë rrogë apo honorare nga fondacioni. Është i vërtetë ky pohimi juaj, për gjithë periudhën gjatë gjithë kohës?

Malltezi: Anjëherë. S’ka marrë kurrë asnjë lloj pages.

Shehaj: Në akt-akuzë përmendej edhe thuhet që ju keni dhënë para fondacionit dhe ky quhet moment korruptimi. Nga kjo kuptohet që këto para i ka dhënë zonjë Malltezi dhe i ka përfituar e ëma. Ju kërkoj shumë ndjesë për pyëtjen që do bëj: Fëmijët që kanë përfituar këto para, janë familjarët tuaj? Pra, ata që kanë përfituar kurimin, janë familjarët tuaj?

Malltezi: Sigurisht që nuk janë familjarët e mi. Ky është një fondacion me një bord, në pjesë më të madhe të trashëguar, por edhe të ndryshuar në përbërje gjatë viteve. Nesër pasnesër Liri Berisha largohet nga fondacioni dhe misionin e vazhdon dikush tjetër. Paratë kanë shkuar për fëmijë specifikë që i specifikonte fondacioni. Kurrë SPAK nuk ka pyetur për këto gjëra për të konkluduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco