Lajmi i fundit

Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese

Mandati i Xhaçkës dhe kërkesa për opinionin e Venecias/ Gjokutaj: Ky është një grusht kushtetues shteti!

Mandati i Xhaçkës dhe kërkesa për opinionin e Venecias/ Gjokutaj: Ky është një grusht kushtetues shteti!

23:58, 18/09/2024
A+ Aa A-

Nga Genc Gjokutaj:


Çudirat juridike nuk kanë të reshtur në Shqipërinë e sotme! 

Në lidhje me mandatin e Zonjës Xhaçka ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese detyrues për Kuvendin e Shqipërisë! 

Këta “kuvendarët” e Rilindjes duke dashur të mbrojnë mandatin e Xhaçkës thonë se do t’i drejtohen Komisionit të Venecias!

Komisioni i Venecias është një Institucion Konsultativ i cili ndihmon me këshilla dhe nuk është shkallë gjykimi që të shqyrtojë vendimin e Kushtetueses!

Ky është një grusht kushtetues shteti! 

Konsulta e Komisionit të Venecias mund të kërkohej nga GjK gjatë gjykimit por gjithmonë përpara shpalljes së vendimit! 

Ky Kuvend pas delegjitimimit të vetvetes tashmë kërkon të deligjitimojë edhe GjK! 

Kjo është Politika e Edi Ramës që polli “Drejtesinë e Re”! 

Gjykatat nën thundrën e KM dhe mazhorancës!

Ato nuk janë Gjykata por zyra pranë Qeverisë! 

Në fakt edhe Enver Hoxha nuk ka vrarë me dorën e tij por me vendime Gjykatash Speciale!

Sikundër GjKKO dhe SPAK sot! 

Prandaj në këmbë për të shpëtuar vendin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco