Kritikoi ‘ashpër’ Ramën se është 10 hapa para të tjerëve/ Shpërblehet e reja socialiste, bëhet pjesë e kabinetit

Kritikoi ‘ashpër’ Ramën se është 10 hapa para të tjerëve/ Shpërblehet e reja socialiste, bëhet pjesë e kabinetit

20:17, 18/09/2024
A+ Aa A-

E reja socialiste Ilva Gjuzi, e cila e kritikoi ‘ashpër’ Edi Ramën në një emision televiziv pak ditë më parë është shpërblyer nga kryeministri duke e emëruar si zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit.

Vendimi është marrë sot (18 shtator) në mbledhjen e qeverisë.

Kush është Ilva Gjuzi?

Gjuzi u prezantua në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialsite nga Edi Rama si nënkryetare e Asamblesë dhe u promovua në media ditët e fundit.

Ilva Gjuzi ka deklaruar në daljet e saj në TV se i është bashkuar Partisë Socialiste, për vizionin që PS ka për Shqipërinë. Ajo tha se ka mbaruar studimet për Arkitekturë në Kembrixh dhe se përvojën ndërkombëtare dhe se dëshiron të kontribuojë për vendin tonë.

Në një intervistë të pak ditëve më parë në media, Ilva Gjuzi bëri një deklaratë, duke thënë se Rama është 10 hapa para të tjerëve.

“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”, tha Gjuzi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco