Absurdi i SPAK/ Tomorri: Një prokuror s'mund të ngrejë akuzë me ‘duket se’! Akuza provohet dhe ngrihet, ose rrëzohet

19:48, 18/09/2024
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke zbërthyer akuzën 500 faqe nga SPAK për kompleksin 'Partizani', përballë Argita Malltezit, u shpreh se SPAK, problemet strukturore në aktakuzë po i përsërit në çdo dosje dhe është në interesin e të gjithëve dhe vetë SPAK që në radhë të parë që të jetë më konçiz në ato dokumenta e fakte që futen nëpër dosje dhe akuzat të jenë të sakta.

Gjatë bisedës Tomorri u shpreh, se akuzat me 'duket se', janë absurde dhe aspak profesionale nga ana e SPAK, dhe se akuza ose është e provuar dhe ngrihet, ose rrëzohet, nëse nuk provohet.

''Është një marrëzi sepse në çastin që ti më thua se zonja Malltezi ka fituar para nga pushteti i babait të saj është provuar korrupsioni, nuk ka nevojë të shkojë që pastaj zonja Malltezi pagoi shpenzimet e kurimit të nënës së saj apo babait të saj. Përse, ata prokurorët nuk paguajnë shpenzime për prindërit e tyre? 

Problemi tjetër shumë serioz është se unë nuk kam parë akuzë me ‘duket se, duket se zoti Berisha veproi kështu me qellim që familja e tij të përfitonte’, një prokuror nuk mund të ngrejë akuzë me ‘duket se’, ajo  është penallti edhe për një shkrim gazetë, një kryeredaktor i mirë, në bën një shkrim me ‘duket se’, ca do me thënë? Akuza ose është e provuar  edhe ngrihet, ose rrëzohet, nëse nuk provohet.

Për më tepër për të kaluar tek ato që pretendon zonja Malltezi që aty ka fallcifikime dhe shtrembërime faktesh ose mashtrime në dosje. Kjo e cenon edhe më keq besueshmërinë e të gjithë hetimit dhe të gjitha këto probleme që unë rendita janë probleme strukturore që SPAK po i përsërit në çdo dosje nëse je i vëmendshëm dhe e shikon.
Unë nuk e di nëse është filozofi apo është mungesë profesionalizmi por është në interesin e të gjithëve dhe vetë SPAK në radhë të parë që të jetë më konçiz në ato dokumenta e fakte që futen nëpër dosje e ato akuza që futen të jenë të sakta, të vërtetuara dhe të mos kemi probleme të kësaj natyre.

Shikoni akuzat që ngre prokuroria amerikane apo FBI-ja, në masën dërrmuese të tyre përfundojnë me të pandehurin që pranon fajin dhe mundohet të bëj deal që të kapi marrëveshjen, këtu nuk ndodh kjo , këtu fillojmë , insinuojmë, gjejmë prova.'- u shpreh Tomorri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco