Malltezi: Burimet e deklaruara, katërcipërisht të ligjshme! SPAK s’ka prova dhe i mbush me sulme dhe tituj të gatshëm

19:40, 18/09/2024
A+ Aa A-

Në studion e TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon dhe ekspertët Brisida Shehaj dhe Klodian Tomorri, Argita Malltezi ka sqaruar të gjitha deklarimet e pasurisë së saj dhe të bashkëshortit Jamarbër Malltezi në ILDKP.

Malltezi ka theksuar se deklarimet e pasurisë janë katërcipërisht të ligjshme të kontrolluara dhe të afta të mbulojnë të gjitha investimet që unë kam bërë.

Malltezi u ndal edhe te një tjetër pikë në hetimet e SPAK për dosjen Partizani, që sipas saj nuk i kanë pyetur asnjëherë për pasurinë dhe deklarimet e tyre.

‘Nëse ka shkelje ligji ngri akuzë dhe nëse nuk janë shkelje ligji janë jo vetëm për konsum politik por të përmendësh në një akt zyrtar të gjithë njerëzit që kanë ecur me mua në jetën time vetëm për anatemuar këdo që kam unë rreth e qark kjo nuk është më ligjore por është jo vetëm kundra ligjore por kjo tregon se nuk ke prova dhe atë që nuk e mbush dot me prova e mbush me sulme dhe me tituj që i jep të gatshëm’, u shpreh Malltezi.

Malltezi: Kam dorëzuar në ILDKP, rroga, deklarime tatimore, kontrata qiraje. Kam bërë botime librash dhe kanë punuar njerëz me ato libra para vitit 2000 por nuk i kam deklaruar sepse nuk kisha faturë. Kam marrë një bursë këtu nuk më kujtohet emri i shoqatës që ma ka dhën dhe nuk e kam futur te deklarimet. Unë me ato që kam deklaruar janë katërcipërisht të ligjshme të kontrolluara dhe të afta të mbulojnë të gjitha investimet që unë kam bërë. E njëjtë me Jamarbërin. Ka pasur rrogë të mirë këtu. Pastaj kemi qënë në Kosovë dhe kemi pasur të ardhura dhe kam çdo kontratë që nga dita e parë që kam punuar atje, më pas kemi punuar në aktivitet privat unë dhe ai pak më pak në akademi dhe në aktivitetin privat që ka bërë si konsulent. Të gjitha janë deklaruar në vijimësi. Dhe pse janë deklaruar? Unë i kam deklaruar për shkak të tim eti, Jamarbëri deklaronte për shkak se i ati ishte në një periudhë të shkurtër drejtor i Muzeut dhe pastaj për shkak të deklarimit tatimor që bëhet çdo prill për ata që kalojnë një vlerë të caktuar, DIVA.

SPAK nuk ka pyetur kurrë për këto gjëra. Pse SPAK i përmend? Nëse ka shkelje ligji ngri akuzë dhe nëse nuk janë shkelje ligji janë jo vetëm për konsum politik por të përmendësh në një akt zyrtar të gjithë njerëzit që kanë ecur me mua në jetën time vetëm për anatemuar këdo që kam unë rreth e qark kjo nuk është më ligjore por është jo vetëm kundra ligjore por kjo tregon se nuk ke prova dhe atë që nuk e mbush dot me prova e mbush me sulme dhe me tituj që i jep të gatshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco