‘SPAK fsheh dokumentet zyrtare’/ Malltezi nxjer faktet: Në dosje nuk thuhet se propozimi i tjetërsimit të klubeve filloi me qeverinë Nano...

19:14, 18/09/2024
A+ Aa A-

Argita Malltezi, e ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon dhe dy ekspertët Brisida Shehaj dhe Klodian Tomorri, sqaroi opinionin se në dosjen e SPAK për ish-klubin Partizani nuk janë marrë në shqyrtim dokumenta zyrtarë dhe se është manipuluar me faktet.

Sipas Malltezit, propozimi për tjetërsimin e klubeve ka ndodhur në vitin 2005 nga ministrat Angjeli dhe Klosi, pra nga qeveria paraardhës dhe këtë fakt SPAK e fsheh.

‘Ky është konfuzioni që duan të krijojnë. Në paragraf thonë që në mes të vitit 2005  nuk e përmendin qeverinë Nano dhe në paragrafin tjetër fillon me Sali Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005 dhe duan krijojnë idenë se e filloi Berisha’, theksoi Malltezi.

Intervista në studio:

Malltezi: Kur ka ndodhur propozimi për tjetërsimin e klubeve? Ka ndodhur në vitin 2005 nga ministrat Angjeli dhe Klosi, pra nga qeveria paraardhës dhe këtë fakt SPAK e fsheh. Thotë që nga mesi i vitit 2005 kanë filluar bisedimet për filluar privatizimin dhe nuk thotë që ky ka qënë propozim sepse ai në moment të parë ka qënë propozimi jo vendimi, pra momenti i tjetërsimit, jo merret vendim të tjetërsohet.

Meço: Kam dokumentin. Në kokë është zoti Pandeli Majko ministër i Mbrojtjes. Ju thatë që ishte zoti Angjeli, zoti Klosi dhe zoti Majko asokohe.

Malltezi: Jo Majko... Në atë kohë familjet pronare arritën të gjenin këto dy dokumenta. SPAK jo vetëm që nuk i administroi këto dy dokumenta në origjinal por një nga pretendimet që ngre është se si ka mundësi që këta i kanë në fotokopje ç’ka tregon se këta kanë pasur akses në dokumenta zyrtare. Aksesi me ligj u garantohet të gjithë shtetasve shqiptarë.

Meço: Ju po thoni që propozimi për këtë ndryshim fillon në qeverinë e zotit Nano.

Malltezi: Për dhënien me koncesion...

Shehaj: Te pronarët zonja Malltezi, ka pasur edhe funksionar të PS?

Malltezi: Ka pasur dhe s’kemi pse t’i përmendim. Këto dokumenta janë iniciuar me shtysën e subjektit juridik që shfrytëzonte terrenin pa tagra.

Meço: Dua të rri te viti 2005 që pati zgjedhje...

Malltezi: Ky është konfuzioni që duan të krijojnë. Në paragraf thonë që në mes të vitit 2005  nuk e përmendin qeverinë Nano dhe në paragrafin tjetër fillon me Sali Berisha erdhi në pushtet në vitin 2005 dhe duan krijojnë idenë se e filloi Berisha.

Meço: Zoti Berisha erdhi më pas dhe u bë efektiv në shtator-tetor 2005.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco