Malltezi zbërthen ekspertizën e vlerësimit: Falsifikim! Godinat e rrënuara të 1974 që nuk ekzistojnë, kanë vlerën e ndërtimit të 2007-tës!

18:48, 18/09/2024
A+ Aa A-

Argita Malltezi, e ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon dhe dy ekspertët Brisida Shehaj dhe Klodian Tomorri, ka zbërthyer falsifikimin e ekspertizës së vlerësimit për vlerën e ish-klubit Partizani.

Duke u ndalur te detaje, Malltezi, ka sqaruar se godinat e rrënuara të ish-klubit Partizani janë vlerësuar nga eksperti me vlerën e godinave të ndërtuara në vitin 2007.

Intervista në studio:

Malltezi: Ekspertiza e vlerësimit është futur në dosje. Përveç ekspertizës topografike që ka qënë në fillim ne nuk na kanë dhënë asnjë provë bashkangjitur akuzës por në akuzë citohet ekspertiza e vlersimit të Klubit Partizani dhe del që është 9 herë më e madhe se vlera që është bërë. E dini se me çfarë e kanë bërë vlerësuesit ekspertizën?

Ato objekte ka qënë tërësisht të rrënuara. Privatizimi ka filluar në 2005 dhe dorëzimi ka përfunduar në 2009. Dhe vlerësimi është bërë në vitin 2008 dhe këto janë foto që i kemi bërë ne dhe nuk janë foto të bashkangjitur vlerësimi të parë dhe kjo ka qënë gjendja e klubit Partizani në atë kohë.

Po si e kanë bërë vlerësimin ekspertët e marrë nga SPAK. Kanë nxjerrë udhëzimin e Entit Kombëtar të Banesave të vitit 2007 që përcaktonte koston e ndërtimit në Tiranë që ishte te 300 mijë lekë të vjetra  në atë vit, këtë e kanë shumëzuar me një koificent më të madh se 1 sepse varet nga zona ku është bërë ndërtimi dhe amortizimi ishte thuajse 1, ndërkohë që godinat e klubit Partizani janë objekte të ndërtuara në vitin 1974.

Shehaj: Kur një Sh.A. ka në pronësi objekte ka një bilanc. Këta nuk kanë marrë bilancin ku ishte e regjistruar dhe sa ishte vlera si aktive e asaj godine të amortizuar. Ai nuk ishte ndërtim i ri që ta vlerësonin me atë koificent ata.

Malltezi: Jo nuk kishin një vlerë aktive në bilanc. Sigurisht që nuk ishte ndërtim i ri. Në fakt ekspertët që kanë bërë vlerësimin kanë ndjekur rrugën më konservatore për të ruajtur veten e tyre.

Kishte filluar vlerësimi dhe familjet kishin bërë një pjesë të pagesës, kishte ndryshuar mënyra e vlerësimit, këta e kishin ndalur vlerësimin edhe e kishin bërë vlerësimin nga e para. Kur nis një procedurë mbaron ashtu siç ka nisur. Vlerësimi thoshte që bëhej në vlerën e tregut. Çfarë të ardhurash nxjerr klubi. Gjëndja e godinës dukej. Kërkesë ofertë nuk kishte sepse pronarët kishin të drejtën e parablerjes, të ardhura nuk gjeneronte asnjë sepse ishte kthyer për banim, pjesa që shfrytëzohej për sport shfrytëzohej nga një subjekt privat jo nga shteti.

Janë kthyer dhe nuk kanë marrë vlerën e ndërtimit në 1974 apo rivlerësimit të 1986 por kanë marrë vlerën e vitit 1997 ose 1998 kur ishte bërë një rivlerësim i të gjitha aseteve të klubit, e kishin shumëzuar me një koificent 1.6 ose 1.7 dhe e kishin minusuar amortizimin që ishte 0.7. Bërë me një formulë mjaft transparente dhe të rregullt për një godinë të vitit 1974.

Pse e nxjerrin këta ekspertë këtë vlerë duke u nisur nga kostoja e ndërtimit të vitit 2007? E nxjerrin sepse ekspertët janë të urdhëruar të  bëjnë atë që u kërkohet me urdhër politik nga SPAK. Këta janë ekspertë të kapur. Përmenda Zybën po kështu edhe për ekspertin vlerësues i cili kishte qënë drejtor i një banke në një qytezë dhe kishte denoncime për atë për përvetësim të fondeve.

Shehaj: Kur bën vlerësimin e një objekti me vlerën e tregut edhe kur merr kredi që do lije kolateral nuk mund të ishte e njëjta vlerë e një shtëpie të ndërtuar tani me një shtëpi të ndërtuar në kohën e komunizmit. Kur bëjë vlerësimin shkoje bëjë foto dhe shikoje çdo gjë që nga instalimet pllakat e me rradhë.

Unë do besoj SPAK sot dhe kur do të jesh korrekt do marrësh vlerën e atij aktivit. Duhet të kishte dhe një vlerë. Vlerësim tregu sot për një pronë që nuk ekziston më, në minimale a kanë pasur fotografi në akte?

Malltezi: Kjo është një çudi  tjetër se si mund të vlerësojnë ata një pronë që nuk ekziston më? Ata nuk kanë pamje se nuk kanë nga ta marrin. Nuk është më objekti, çfarë vlerësimi bëjnë ata?

Meço: Si kualifikohet kjo vepër nga ana juridike?

Malltezi: Për mua është falsifikim. Është fare e qartë se një godinë e 1974 nuk mund të ketë të njëjtën vlerë me godinën e 2007.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco