Vdekja e ish deputetit Bogdani/ Salianji: E pabesueshme, kjo ikje pa kohë Gert!

Vdekja e ish deputetit Bogdani/ Salianji: E pabesueshme, kjo ikje pa kohë Gert!

14:19, 18/09/2024
A+ Aa A-

Tronditës dhe të pabesueshëm, e ka konsideruar ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani, ligjvënësi demokrat, Ervin Salianji.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salzianji, thotë se është tronditës lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta, të një prej djemve më të mirë në Partinë Demokratike, një nga të rinjtë më energjik dhe kontributor i palodhur që nga Forumi Rinor dhe deri në Parlamentin e Shqipërisë

‘Tronditës lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta i mikut dhe ish-kolegut Gerti Bogdani. Një nga djemtë më të mirë në Partinë Demokratike, një nga të rinjtë më energjik dhe kontributor i palodhur që nga Forumi Rinor dhe deri në Parlamentin e Shqipërisë! Ngushëllime të sinqerta Edlirës, familjes dhe miqve! Prehu në paqe Gerti’!, shkruan Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco