Berisha: ‘Partizani’, fund e krye një krim politik i mirëfilltë, gazetarët mund të pyesin Sali Berishën e Jamarbër Malltezin kur lexojnë këtë piramidë mashtrimi

14:13, 18/09/2024
A+ Aa A-

 Dosjen ‘Partizani’, kryedemokrati Sali Berisha e cilëson mirëfilltazi një krim politik, që në majë të piramidës së hetimit qëndron mashtrimi.

Kështë u shpreh Berisha pas interesimit të gazetarëve në konferencën me ta për këtë çështje, ndërsa tha se së bashku me dhëndrrin e tij, Jamarbër Malltezi t’u përgjigjet çdo pyetje që i adresojnë, në mënyrë që siç theksoi ai, të mos bëhen viktima të keqpërdorimit të  një krimi politik.

Pavarëisht linjës editoriale që ndjekin mediat ku janë punësuar tha Berisha, ka një tendencë të disa gazetarëve që i kanë lejuar vetes, shpifje, trillim, mashtrim për dosjen Partizani, për arsye politike dhe për shkak të krimeve në të cilat janë të përzier, ndërsa paralajmëroi rrugën ligjore për ta.

Dosja Partizani është fund e krye një krim politik i mirëfilltë, një piramidë e vërtetë mashtrimi. Ju garantoj se do të bëhet çdo përpjekje për të vendosur para ligjit të gjithë ata që i kanë lejuar vetes, një shpifje, trillim, mashtrim, për arsye politike, për shkak të krimeve në të cilat janë vetë të përzier.

Por meqë jam në këtë çështje, kam një kërkesë të njerëzishme ndaj gazetarëve. Unë vlerësoj shumë angazhimin e tyre në debatin për këtë dosje dhe për çdo gjë, dhe i garantoj se kanë gjithnjë respektin tim, pavarësisht nga linja editoriale që mund të ndjekin. Por në këtë rast, më duhet të ju them gazetarëve dy gjëra. Konstatoj se tek tuk prej tyre keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi. Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj. Me këtë unë ju them kaq; do të trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë. Me të tjerët të cilët janë profesionistë, kontribuojnë çdo ditë, mendoj se në dinjitetin e tyre është të marrin guximin, kur lexojnë pasazhe të piramidës së mashtrimit, të shtrojnë pyetje Sali Berishës, Jamarbër Malltezit se është në kodin e gazetarëve se si qëndron e vërteta. Ne jemi të gatshëm të ju përgjigjemi çdo pyetje që ata kanë, në mënyrë që të mos bëhen viktima të keqpërdorua të një materiali fund e krye, krim politik.

E them këtë sepse, unë besoj se nëqoftëse një gazetar apo gazetare, ulet në një studio dhe lexon njëlloj sikur të ishte zëdhënës i Dumanit 1 mln eurosh pyetje, i ish-xhelatit të policisë sekrete të Enver Hoxhës, Arben Kraja dhe Millonajit, simotrës biologjike, mendoj se e fyen veten keq. Ai ose ajo, para se të lexojë, para se të bëjë deklarata që janë fund e krye mashtrim, para se të marrë përsipër të bëhet zëdhënës i mashtrimeve, le të zgjedhë çfarë të dojë nga ajo dosje dhe të pyesë, ose avoketërit, ose Sali Berishën, ose Jamarbër Malltezit. Dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë transparencë për çdo pyetje. Thashë edhe njëherë, këtu nuk bëhet fjalë për gjobëvënësit e Linda Ramës, për Bolinot, jo. Ata do të trajtohen njëlloj si anëtarë të oerganizatës kriminale, Skapi i Partisë. Por këtu bëhet fjalë për të gjithë gazetarët e tjerë të cilët me përkushtim, raportojnë njoftojnë, kryejnë detyrën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco