SYRI TV/ GJK shfuqizoi taksën e profesioneve të lira, PD depoziton inciativë ligjore në Kuvend

14:04, 18/09/2024
A+ Aa A-

2 muaj pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi taksën mbi profesionet e lira, si një taksim anti kushtetetues PD ka depozituar një propozim të ri ligjor në kuvend për rimbursimin e taksave të paguara padrejtesisht nga profesionistët e lirë.

Kjo inniciativë e grupit parlamemtar të PD, përfaqësuar nga Gazmend Bardhi e Jorida Tabaku vjen pasi ankesave të mijërave taksapaguesve se nuk po u kthehet mbrapsh pagesa, teksa PD i garanton se do të bëjë të gjitha përpjekjet që tu rimbursohet cdo qindarkë e paguar, në mbrojtje të interesit të tyre.

 Në mbledhjene  e grupit te PD, Tabaku e Bardhi kritikuan ashpër qeverinë për mosveprimin e saj pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

" Nëse një qytetar apo biznes do të ishte debitor ndaj qeverisë, ajo do të përdorte të gjithë forcën e shtetit për ta marrë borxhin. Sot, kur është radha e qeverisë t'u kthejë paratë qytetarëve, ajo heziton". Ne jemi të vendosur të qëndrojmë në krah të tyre dhe të sigurojmë që drejtësia të vihet në vend'.

Sipas PD, kjo iniciativë është një tjetër premtim i mbajtur ndaj shtresës së mesme dhe dëshmi e vullnetit të opozitës për të qëndruar pranë tyre.

Pritet që propozimi ligjor të diskutohet në Kuvend, ku PD do të kërkojë mbështetjen e të gjithë deputetëve për miratimin e tij, në mënyrë që drejtësia dhe barazia të jenë themeli i politikave fiskale në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco