Xhaferri: Dosja zgjedhore Partizani, SPAK u katandis në standardin e Prokurorisë Arta Markut!

Xhaferri: Dosja zgjedhore Partizani, SPAK u katandis në standardin e Prokurorisë Arta Markut!

12:41, 18/09/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Nga shqyrtimi i 499 faqeve të Dosjes “Partizani” dallon qartë vetëposhtërimin e SPAK, që ka hartuar një dosje si të ishte Zyra e Propagandës së Partisë Socialiste dhe jo Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e financuar miliona euro nga taksat e qytetarëve evropianë dhe amerikanë.

Nuk ka si të jetë ndryshe kur kumbari i kësaj Dosje është Taulant Balla, teksa pjesa më e madhe e fashikujve hetimor, mbushen me hamendësime patronazhistësh dhe dëshmi të shkëputura nga konteksti e të mbivendosura që të përkojnë me linjën editoriale të mediave pranë qeverisë.

Për SPAK Sali Berisha ishte i vetmi që mund ta vinte në lëvizje mekanizmin që ish pronarët të merrnin pronën e tyre, por për SPAK Edi Rama ishte i vetmi në qeverinë e tij që nuk kishte dijeni për megaaferën e inceneratorëve, ndonëse i dha bonus një kompanie që nuk ekzistonte dhe firmosi 17 vendime në një ditë për të avancuar megaaferën.

Për të hetuar Jamarbër Malltezin dhe Sali Berishën SPAK ka shqyrtuar dhe dokumente të viteve 1940, por për Dosjen Xibraka SPAK nuk shqyrton dot disa fotografi dhe pamje filmike të 2014 dhe 2015 për të faktuar nëse personi i paidentifikuar i grupit kriminal Xibraka që mbushi Gjermaninë me drogë është Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ish shefi i Arben Ahmetajt dhe miku i McGonigalit.

Dosja Partizani është guri mbi varrin profesional të SPAK, që sot pa frikë mund të themi se ka hyrë në aleancë parazgjedhore me Edi Ramën.

Nga ky hetim që u shtri në 8 vitet e qeverisjes së Edi Ramës, nuk u gjet një aferë e ngjashme me PPP-të në shëndetësi, inceneratorët apo ekoparkun.

Nuk do jetë çudi që ndonjë nga prokurorët e SPAK në zgjedhjet e 2025 të jetë pjesë e listës së mbyllur të Bablokut të Dosjes 184.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco