Muçollari: Kullat në Tiranë për interesa okulte të Ramës, miqtë e tij do të fitojnë 90 milionë euro duke ndërtuar në truall shtet

Muçollari: Kullat në Tiranë për interesa okulte të Ramës, miqtë e tij do të fitojnë 90 milionë euro duke ndërtuar në truall shtet

12:13, 18/09/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka denoncuar sot, skandalin që po bëhet me truallin shtet në Tiranë, ku do të ndërtohen kulla.

Muçollari tha nga selia e PD, se këto toka po jepen për miqtë e Edi Ramës, të cilët do të fitojnë miliona euro nga ndërtimet, ndërsa nuk do të paguajnë asgjë.

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Grigels Muçollari:

Konkursi që Edi Rama zhvilloi dje në kryeministri ishte një shfaqje për të mbuluar planin e tij të vërtetë, që është ndarja e trojeve dhe pasurive shtetërore me miqtë e tij ndërtues, aty ku do të ngrihen kulla me vlerë të paktën 90 milionë euro në këtë fazë të parë.

Pas emërtimit ‘energjizimi i qytetit’, fshihet një plan biznesi për të fituar të paktën 50 milionë euro me kullat tek ATSH dhe 40 milionë euro tek Inxhinieria e Ndërtimit.

Edhe motivi se dhënia e këtyre trojeve në vendet më të shtrenjta të Tiranës, vjen në këmbim të ndërtimit të zyrave për qeverinë, është një justifikim i dobët. Ne kemi një qeverisje të keqe, jo se zyrat nuk janë në gjendje të mirë, por sepse ato janë të zhytura në korrupsion, në çdo nivel të ekzekutivit.

Trojet më të lakmuara të Tiranës futen në një procedure me negocim, pra pa transparence, pa tenderim.

Bëhet fjalë për 130 mijë metra katrorë ndërtim, ku shteti, merr më pak se 35 përqind, kur në këto zona, sipas tregut, pronari i tokës përfiton të paktën 45 përqind.

Në këtë proces ku Edi Rama sillet si pronar i trojeve e godinave shtetërore, nuk gjendet dot interesi dhe përfitimi i publikut.

Përfituesi i madh është ndërtuesi, i cili dihet se është i paracaktuar, mik dhe klient personal i Edi Ramës.

Në klastrin e parë, ai që do të marrë ATSH për të bërë grataçelë, llogaritet që me çmimet e tregut do të fitojë rreth 50 milionë euro.

Ai që do të bëjë kullë dhjetëra katëshe pranë inxhinierisë, do të fitojë mbi 40 milionë euro.

E gjitha, një mundësi e mirë pasurimi për miqtë e Edi Ramës dhe një lavatriçe e re e pastrimit të parave në Tiranë.

Një mënyrë për të bërë para me dhe për ata që kanë vjedhur zgjedhjet dhe për ta mbajtur pushtetin me zgjedhje te vjedhura.

Një aferë më shumë korrupsioni e abuzimi me pushtetin e Edi Ramës në fund të mandatit të tij.

Rezultati është po i njëjtë qytetarët, të cilët nuk blejnë më dot shtëpi në kryeqytet për shkak se çmimet nuk i cakton bursa e ndërtimit, por e ajo parave te pista dhe narko-qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco