PD përgatitet për votën e diasporës, hap degën e saj në komunën Emilia-Romagna

PD përgatitet për votën e diasporës, hap degën e saj në komunën Emilia-Romagna

11:40, 18/09/2024
A+ Aa A-

Teksa PD ka nisur fushatën për zgjedhjet e ardhshme  parlamentare të 2025, tashmë ka nxehur motorët e fushatës edhe jashtë vendit.

Një degë e re e forcës politike më të madhe opozitare në vend, PD hap selinë e saj në Itali, në komunën Emilia-Romagna.

Nën kryesimin e deputetes së PD, Albana Vokshi dhe pjesëmarrjen e deputetes italiane të ‘Forza Italia’ Rosaria Tassinari, dega e re e PD në Itali do t’u mundësojë shqiptarëve atje më shumë akses mbi politik-bërjen në Shqipëri dhe ndikimin që emigrantët që punojnë e jetojnë jashtë vendit, kanë në vendimarrjen politike.

Falë ndryshimeve ligjore në Kodin Zgjedhor, me iniciativën dhe këmbënguljen e PD, tashmë emigrantëve shqiptarë do t’u njihet e drejta për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Organizimi për çeljen e degës së PD në komunën Emilia-Romagna bëhet nga kryetari i PD  Itali dhe njëkohësisht, kordinator i ‘Forza Italia’, Bardhok Doda

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco