KAFE SHQETO/ Fushata - Korreshi: Rama bën 'qoka’ me paratë e buxhetin të shtetit

10:03, 18/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv, ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi. Ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike në prag të fushatës elektorale dhe strategjia e opozitës.

Saimir Korreshi: Rama ppo bën milionerë njerëzt. Gjithë banditët, kriminelët, gjithë kusarët i kanë futur lekët në ndërtim dhe është një nga gjërat që po ndodh rëndom në Tiranë. Pastrimi i parave dhe nuk po bëhet asgjë në lidhje me këtë. Jën ngritur disa here në komision. Veliaj e ka në dorë një pjesë të madhe të këtij çelësi, të këtij butoni. Është personi që jep leje ndërtimi kuturu, edhe pse shumë dosje të tij janë në SPAK sot, pjesa më e madhe. Por gjithsesi ai vazhdon atë pjesën e tij edhe për tu fuqizuar brenda PS-së dhe për të krijuar aleanca edhe brenda vetes. Unë mendoj se dt dy janë kërma. Nuk di kë të shash me para. Dhe nuk di ça ti thuash më para. Të njëjtën gjë kanë bërë të dy si njeri si tjetri, kur kanë qenë në krye të bashkisë.  Por konkurrenca është e fortë sepse kanë një vulë.

E keni parë se Rama më KRRTRSH kërkon që ti heqi gjithë sipërfaqet e mëdha, ato lejet e ndërtimit që mund të jetë e bashkisë. Por mudn të përmendim se baskia ka reth 235 drejtorë, llogarite sa mijëra punonjës ka nën varësi, rreth 12 mijë. Dhe ju do të shikoni që ky 12 mijëshi do të fryhet si ai brumi që i hedh maja shumë dhe pikërisht janë ato kontratat 3 mujorshe që ndodhin gjithmonë në fushatë, siç është ujsjellës kanalizimet dhe që ndodh rëndom në të gjithë palët e zgjedhjeve. Ju e dini, po e them, një pjesë të lekëve për bujqësinë këta po i mbajnë. Kanë marrë llogaritë bankare të të gjithë njerëzve deri tani dhe nuk ju kane kaluar lekët. Këta do ti kalojnë 2 javshin e fundit parazgjedhor në mënyrë që me lekë shtetërore, ta përdorin të gjithë buxhetin e shtetit për të bërë qokat brenda Partisë Socialiste...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco