Der Spiegel/ Manjani: Kritika qeverisë gjermane i thonë, ju ofroni dikë që ka një qeverisje të orientuar drejt drogës

22:07, 17/09/2024
A+ Aa A-

Avokati Ylli Manjani i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ja folur në lidhje me artikullin e revistës Der Spiegel. Sipas tij, ky artikull është një kritikë për qeverinë gjermane dhe drejtuesve të BE-së.

‘Lajmi i Der Spiegel, ashtu siç ka qenë i Bild, apo disa kronika të ZDF, apo RAI-3, janë disa media në Europë që kanë shtuar zërin ndaj të vërtetës.

Në fakt ata nuk e bëjnë për ne. Ata e bëjnë për veten e tyre, sepse ata udhëhiqen nga disa politikanë të caktuar dhe u bëjnë oponencën politikanëve të tyre.

Psh, zonja Ursula Von Der Leyen është gjermane dhe drejton qeverinë e Europës. Kjo zonjë duhet tu shpjegojë gjermanëve, fjalët ‘i dashur Edi’. Daljen e saj nga protokolli në emër të çfarë? Dhe ky është një realitet i atyre dhe ne përfitojmë pak transparencë që nuk na e jep media jonë, me gjithë përpjekjet e disa mediave, nuk na e jep kryeministri jonë.

Ne nuk e dinë se çfarë gatuhet sot, nga qeveria jonë dhe kryeministri jonë, për përsëritjen e marrëveshjes me Italinë.

Në konferencën e djeshme të Melonit dhe Keir Stramer, të Britanisë mora vesh shumë gjëra që nuk i dija, sepse media të nxjerr dhëmbët. Pyetja më tipike e gazetarit të BBC ishte vrastare dhe nuk guxon kryeministri i Britanisë që të mos japë llogari.

Dhe ti thua, o po qenka dhe Shqipëria atje,  e për çfarë përmendet Shqipëria? Përmendet si një kosh mbetjesh njerëzore në këtë rast.

Kjo është e tmerrshme.

Ata do të kritikojnë qeverinë gjermane dhe i thonë; çfarë bëni ju, që ju ofroni dikë që në mes të Europës ka një qeverisje të keqe, të orientuar drejt drogës dhe e keni në të gjitha fotografitë, ku del për të bërë shou.

Kujt i shërben kjo gjë.

Der Spiegel thotë, merreni dhe thojini prap ‘i dashur Edi’, por është ky që është, është përpjekje për të bërë një transparencë lidhur me taksat.

Ursula Von Der Leyen fle në zyrën e saj në Bruksel për të kursyer taksat e qytetarëve europianë, para që në Shqipëri vidhen pa hesap.

Ajo mund të kursejë paratë e qirasë, të cilët në projektin e IPARD në Shqipëri vidhen pa hesap’, u shpreh Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco