Zhulali: Rama pjesë e rrethit të Sorosit, tregton interesat e vëndit sipas oreksit

21:47, 17/09/2024
A+ Aa A-

 Ilda Zhulali, ekspertja e mardhënjeve ndërkombëtare, e ftuar në emisionin “A KRASTA SHOW”, e pyetur mbi shkrimin e Der Spiegel dhe ndikimit të tij, u shpreh se, korrupsioni i Ramës nuk vjen vetëm nga fuqia e tij por si pasojë e të qënit pjesë e rrethit të Sorosit.

Ajo u shpreh se, Shqipëria nuk duhet të shfaqet në europë si një trofe por të tregojme realitetin dhe te sjellim gjuhën e ndryshimit.

Deklarata:

Dua të them dy gjëra, e para ne kemi parë fuqinë korruptuese të Edi Ramës, e cila vjen jo thjeshtë nga pushteti i tij si kryeministër i Shqipërisë që tregton interesat e vendit sipas oreksit të tij personal, po edhe sepse ai është pjesë e rrethit Soros, që është një aktor shumë i rëndësishëm financiar në botë.

Ky është realitet, nga këto buron fuqia korruptuese e edi ramës.

E dyta , mendoj që Shqipëria dhe në këtë shkrim që ka bërë Der Spiegel, e nxjerin Shqipërinë si një kullë të Babelit, ku përplasen gjuhë që nuk komunikojnë me njera-tjetrën.

Kemi gjuhën e Edi Ramës që flet vetëm për suksese dhe që na shfaqet si një trofe i madh në europë, që shoqërohet me buzëqeshje të mëdha nga udhëheqësit evropianë.

Kjo gjuhë përplaset me gjuhën e realitetit por edhe me gjuhën e vetë raporteve që shkruajnë agjensitë dhe institucionet e këtyre udhëheqësve.

Këto krijojnë atë përshtjellimin tek qytetarët Shqiptarë.

Ne duhet të bashkohemi në gjuhën e ndryshimit të Shqipërisë, ne do ta sjellim ndryshimin.

Ky duhet të jetë mision kombëtarë për çdo shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco