Harxhi: Rama s’do ta arrijë fushatën zgjedhore! Në Shqipëri ka ‘dëshpërim social’, është ndërhyrë në liritë e individit

Harxhi: Rama s’do ta arrijë fushatën zgjedhore! Në Shqipëri ka ‘dëshpërim social’, është ndërhyrë në liritë e individit

21:33, 17/09/2024
A+ Aa A-

Anëtarja e kryesisë së PD, Edith Harxhi fajin për atë që e cilëson ‘dëshpërim të madh social’ në Shqipëri, e gjen te një emëri i vetëm, Edi Rama.

E ftuar në A Show në Syri Tv me moderator Adi Krasta, Harxhi tha se kreu i regjimit, Edi

Rama po ndërhyn në liritë e individit, të fituara me mund siç tha ajo, pas komunizmit.

Sipas Harxhit,  me një regjim të tillë autokzrat dhe diktatorial është e pamundur të shkohest në zgjedhje, ndaj është nevojë jetësore qeveria teknike.

Harxhi shoprehu bindjen se Rama nuk do të jetë pjesë e fushatës zgjedhore të 2025 deri në fund.

Në shqipëri në një shumicë njerëzish ka dëshpërim social, pasojë e asaj çfarë ndodh çdo ditë me këtë regjim. Kreu i regjimit është një sultan, mbret, diktator dhe ai ndërhyn në litirtë e individit, në gjithçka. Njerëzit kanë arsye për të qenë të dëshpëruar kur shohin këtë situatë të frikshme të dhunimit të lirive të individit.

Në fund të tunelit ka shpresë. PD në historinë e saj 33-vjeçare nuk ka fituar me struktura, PD është frymë. Mbledhja dhe reagimi është i menjëhershëm kur ndizet kjo frymë. Këtu duhet vetëm një shkëndijë, sepse deri aty ka arritur tejngopja e popullit me këtë regjim.

Nuk ka luftë mes dy partive,  ka luftë politike mes regjimit dhe kokës së regjimit dhe popullit opozitar. Sa kohë do vahzdojë ky regjim kështu, s’ka garë. Ndaj kërkohet qeveri teknike.

Sa kohë që vijon ky regjim, atëherë s’ka garë. Ne s’mund të lëmë vendin vakant, është pjesë e statutit. Një nga gjenialitetet e 11 dhjetorit, PD nuk do t’i largohet zgjedhjeve. Zgjedhjet do të jenë pa Edi Ramën, ai s’do të jetë pjesë e fushatës deri në fund. E kam bindje timen se Rama nuk do të arrijë në situatën parazgjedhore.

Po PD mund të bëhet, dhe kjo që është bërë deri më tani është bërë falë Sali Berishës. Pavarësisht diskursit të tij konservator, përmes tyre dha mesazhet që shqiptarët donin të dëgjonin, tha Harxhi.

Atentati ndaj Trump tregon se i frikësohen një njeriu të vetëm dhe situatës që mund të sjellë ai në rang global. Do të jetë pozitive ardhja e Trump për Ballkanin, pasi ai ishte kundër ndarjes së veriut të Kosovës. Administrata Trump nëse zgjidhet president, e sigurt që do të ketë politike të jashtme, shumë realiste për ne në ballkan. Administrata e Trump drejtpërdrejt do të ketë në fokus ballkanin dhe faktorin shqiptar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco