Fushatë në PE për Berishën/ Gjekmarkaj: Trukim elektoral nga drejtësia! Duan opozitën në zgjedhje me lider të arrestuar

Fushatë në PE për Berishën/ Gjekmarkaj: Trukim elektoral nga drejtësia! Duan opozitën në zgjedhje me lider të arrestuar

20:56, 17/09/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj u shpreh se Bashkimi Evropian është keqinformuar në lidhje me çështjen e arrestit të lideri të opoztiës, Sali Berisha.

Gjatë një interviste për MCN, Gjekmarkaj theksoi se Grupi Parlamentar i PD do të ndërmarrë një fushatë lobimi në Parlamentin Evropian, pasi duhet të informohen se çfarë ndodh me lidershipin e opozitës me ngërçin e madh elektoral të këtij viti ku opozita është e ndaluar e gjitha, për një trukim të mundshëm elektoral në favor të pushteti duke ndërhyrë drejtësia në kohë të vonuar dhe në mënyrë të gabuar.

Gjekmarkaj: Unë si qytetar i këtij vendi por edhe si deputet i opozitës jetoj çdo ditë me një shqetësim madhor, atë që ka të bëjë me ligjshmërinë e ndalimit të opozitës, ligjshmërinë e ndalimit të liderit të opozitës Sali Berisha. Institucionet europiane që shpesh herë keqinformohen nga ai që shkon i pari, nga retorika anti-opozitare ose nga një retorikë e cila përpiqet të abuzojë me termin e drejtësisë dhe në këtë kontekst mendoj që opozita e Shqipërisë, grupi i saj parlamentar duhet ta bëjë këtë sforco pranë BE dhe KiE.

Duhet t’i informojmë se çfarë ndodh me lidershipin e opozitës me ngërçin e madh elektoral të këtij viti ku opozita është e ndaluar e gjitha, për një trukim të mundshëm elektoral në favor të pushteti duke ndërhyrë drejtësia në kohë të vonuar dhe në mënyrë të gabuar.

Duhet të shfrytëzojmë çdo hapsirë, do të hyjmë në çdo derë që do hapet për çështje të demokracisë dhe të drejtave në Shqipëri dhe do përpiqemi të jemi ndikues pranë çdo koke që merr vendime për standardet demokratike në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco