4 kullat në Tiranë/ Muçollari: Shteti po i fal privatit, 10% të vlerës reale të pronave në zonat më të lakmuara!

18:24, 17/09/2024
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari ngre alarmin për faljen e pronave shtetërore te privati nga kryeministri Rama.

I ftuar në Syri Tv në emisionin Task Forcë nën moderimin e Sonila Meços, Muçollari tha se pronat shtetërore janë në zonat më të lakmuara të Tiranës, ndërsa shtoi se shteti po i fal privatit 10% të vlerës së pronës.

Sikur të mos mjaftonte kjo, shtoi Muçollari, pronat po jepen pa tenderim, duke lënë të hapur mundësinë e negocimit te privatit apo te të preferuarit e kryeministrit Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Po jepet e drejta për të dhënë katër leje ndërtimi për kulla në kundërshtim me ligjin. Kalimi nga shtet në privat ka nevojë për konsultë më të gjerë. Pronat po jepen pa tenderim, është konkurs me negocim. Kanë përcaktuar vlerë më të vogël sa i takon shtetit me vlerën reale të tregut, 30-35 %.

Shteti po i fal privatit, 10% të vlerës së pronës. Qindra mijëra m2 ndërtim, në zonat e ish ATSH, godina e Aviacionit Civil, Hipoteka, Agjencia e Trajtimit të Pronave. Do ta marrë privati, njeriu i preferuar i kryeministrit apo kryebashkiakut. Këta thonë që të jap të drejtën për të ndërtuar në një tokë të lakmuar, dhe të jap një pronë me një vlerë më të vogël se sa është vlera reale në treg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco