Kërcënimi i Vuçiç ndaj Kosovës/ Burimi: Më habit heshtja e Ramës, duhet të thërriste ambasadorin e Serbisë!

17:11, 17/09/2024
A+ Aa A-

Teksa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç të premten e kaluar kërcënoi hapur Kosovën, analisti Genc Burimi thotë se diskurisi i përdorur nga kreu i shtetit serb është i ngjashëm me atë të Rusisë.

I ftuar në Syri Tv në edicionin e pasdites me moderator Edvin Parruca, Burimi tha se Vuçiç e ka vënë në krye të agjendës së tij politike, Kosovën.

Sipas Burimit, është e pakuptimtë dhe e habitshme, heshtja e Tiranës zyrtare pas kërcënimeve serbe për Kosovën, teksa tha se Rama duhet të kishte thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t’i kërkuar llogari.

Diskursi i Serbisë është si në Rusi.  Kosova të pranojë krijimin e asosciacionit, ky është plani i parë i Vuçiç që të sanksionohet dhe të bëhet shkëputja e veriut të Kosovës. Vuçiç e ka në krye të agjendës Kosovën.

Të mos thërrasë Shqipëria ambasadorin e Sërbisë, është e çuditshme. Shqipëria duhet të interesohet për shqiptarët e Kosovës.  Kjo heshtje e Ramës, si mund të flasë Rama për integrimin kur nuk flet për Kosovën.

Në Bruksel duhet të shkonte Rama dhe t’u thoshte evropianëve, e kuptuat ju atë që kuptova unë? Rama të marrë iniciativë për njohjen e Kosovës, më habit heshtja e Ramës.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco