Teliti: Që prej gushtit  jemi pre e një katastrofe ekologjike, Veliaj ja mbath vrapit kur pyetet për plehrat në qytetin e Tiranës

Teliti: Që prej gushtit jemi pre e një katastrofe ekologjike, Veliaj ja mbath vrapit kur pyetet për plehrat në qytetin e Tiranës

15:41, 17/09/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit bashkiak të Tiranës, njëkohësisht edhe këshilltari për çështjet ekonomike në PD, u shpreh se 60 mijë euro në ditë nga taksat tona shkojnë për grumbullimin e mbetjeve dhe ne shohim që praktikisht që prej muajit gusht ne jemi pre e një katastrofe ekologjike në qytetin e Tiranës, anë e mbanë saj, në periferi edhe në qendër.

Gjatë bisedës me moderatorin Arnold Karriqi në Edicionin e Mesditës në SYRI TV, Teliti u shpreh, se qeveria del edhe krenohet se do rris pensionet  me 4.1%,, pra 200 lekë dita për një një pensionist, ndërkohë nga ana tjetër me akt normatik të buxhetit para 3 javëve i dhanë mbi 50 milionë euro vetes së tyre për shpenzime operative shtesë.

'Per ta sqaruar paraprakisht, 60 mijë euro në ditë është vetëm për grumbullimin e plehrave dhe transportin e tyre deri në landfillin e Sharrës.  

Pastaj janë edhe 35-40 mijë euro ne ditë që shkojnë për incerenatorin që nuk ekziston, sepse fatura totale që paguajnë qytetarët e Tiranës për grumbullimin dhe për transportimin është 20 milionë euro plus procesi i depozitimit dhe i trajtimit të tyre me inceneratorin fantazëm është edhe 12 milionë euro të tjera.

Sot po meremi vetëm me 60 mijë eurot në ditë që shkojnë për grumbullim, 60 mijë euro në ditë qytetarët paguajnë, 60 mijë euro në ditë nga taksat tona dhe ne shohim që praktikisht që prej muajit gusht ne jemi pre e një katastrofe ekologjike në qytetin e Tiranës, anë e mbanë saj, në periferi edhe në qendër.

Të gjithë ne thithim helm dita ditës pasi Bashkia e Tiranës dhe koncensionari monopolist i cili është ‘ECO Tirana’, praktikisht ka harruar në kryej punën e saj prej muajsh që kur ka marrë monopolin e Tiranës edhe pse rriti kostot e pastrimit në Tiranë nga 16 milion euro në vit në 20 milion euro.

Ne para një jave këmi qënë në mbledhjene këshillit bashkiak, ku i kërkuam Kryetarit të Bashkisë të raportojë për gjëndjen e plehrave, dhe çfarë bëri Erion Veliaj, sigurisht që nuk pranoi, erdhi aty 10 minuta , mbajti ligjëratën e tij dhe pastaj vrap këmbëve dhe u zhduk nga Këshilli Bashkiak duke mos i dhënë përgjigje asnjë shqetësimi të ngritur në mënyrë që të vazhdojë misionin e tij, mungesën e transparencës.

Vetëm për një gjë e kanë mëndjen këta, po që për bëton, ndonjë tender, strukurë që kushton miliona euro apo ndonjë porosi e kryejnë me vrap, kur vjen puna për ti shërbyer qytetarëve të tiranës, harrojeni.

Tek 20 milionë euroshi, janë edhe ato makinat e larjes së rrugëve, kur i keni parë për herë të fundit? Se unë si kam parë asnjë here.

Ato duhet te dilnin 250 ditë në vit në rrugë, 5 herë në javë, ndërkohë që në nuk po i shohim as 5 ditë në vit.

Del qeveria edhe krenohet, do rris pensionet unë më 4.1%, po çfarë rritje është kjo? 200 lekë dita, kjo është tallje. 200 lekë dita i rritet pensioni një pensionisti, ndërkohë nga ana tjetër me akt normatik të buxhetit para 3 javëve i japin mbi 50 milionë euro vetes së tyre për shpenzime operative shtesë.'- u shpreh Teliti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco