SYRI TV/ Ligji për punësimin e detyruar të mjekëve, opozita akuza ministrisë për mashtrim me kostot

15:29, 17/09/2024
A+ Aa A-

Drafti i ligjit për punësimin e  detyruar  të studentëve të mjekësisë, shkaktoi debate në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Shëndetësisë. Opozita akuzoi Ministrinë e Arsimit se ka mashtruar parlamentin për koston e studimit  duke e deklaruar ne relacion e  si 6.7 mln lekë, ndërkohë që kosto reale është 3fish më  e ulët.  Po kështu  opozita akuzoi se nuk po respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe se ligji  mban peng diplomën e studentëve, dhe është një formë e re e internimit të të rinjve.  Ministrja e Shëndetësisë  dhe zv ministrja e Arsimit shmangën përgjigjet  për koston e studentëve, ndërsaa nuk munguan përplasjet  politike mes  depuetëve të maxhorancës me ata të opozitës

Syri tv

Ligji për punësimin e detyruar të studentëve të mjekësisë, nxiti debate të  forta në Komisionin e ligjeve,.  Opozita akuzoi Ministrinë e Arsimit se ka gënjyer Kuvendin për kostot vjetore të  studimeve për studentët e mjekësisë, duke e deklaruar  në relacion si 6.7  mln lekë, ndërkohë që kosto reale është 2milion e 400. Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, deklaroi se deputetët kanë votuar një mashtrim në kuvend duke nxitur protesta  dhe panik te studentët. Zv ministrja Ana Kapaj e pranishme në seancë, ju shmang  pyetjeve për kostot e studentëve, ndërsa mbrojtjen e  MASR e mori përsipër Ermonela Felaj

Debatet u shoqëruan me akuza politike mes opozitës dhe maxhorancës,  ku deputeti i PD, Dashnor Sula u përplas me socialistin Petro Koci

Ndërkohë ligji për studentët e mjekësisë shkaktoi përplasje edhe në komisionin e shëndetësisë, ku ishte  e pranishme ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu. Deputetja demokrate Albana Vokshi dhe ai i PL, Petrit Vasili hodhën akuza se është tejkaluar afati 6 mujor i GJK për ndërhyrje në ligj, ndërsa akuzuan qeverinë s epo detyron mjekët e rinj të emigrojnë në Gjermani.

Sipas draftit të ri, të ligjit për punësimin e detyruar të mjekëve, të shfuqizuar pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese, studentët e vitit të parë do të obligohen të punojnë 3 vjet në shtete, studentët e vitit të 3 dhe  4, do të punojnë 2 vite, ndërsa ato të vitit të 5 dhe  6, do të punojnë 1vit në sistemin shendetësor shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco