Sa miliardë euro nga MAFIA ka Rama, sa marrin të huajt?!

Sa miliardë euro nga MAFIA ka Rama, sa marrin të huajt?!

15:22, 17/09/2024
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku/

Rai, Der Spiegel, Bild, ZDF, mediet amerikane, britanike, franceze, kur kanë shkruar për Edi Ramën, kanë folur gjatë për lidhjet e qeverisë së tij me Krimin e Organizuar. Materialet, fakte, shkresa, prova, dëshmi, i kanë marrë shumicën në Shqipëri. Nuk kanë munguar të dhëna nga antimafia e vendeve partnere. Telefonat e kriptuar kanë thesare të frikshme të krimit qeveritar.

Shkurt. Nëse jemi të vërtetë Edi Rama ka futur vendin në rrethin ndërkombëtar të MAFIA-s. Mjaftojnë tre gjetje zyrtare, Charles i FBI korruptuar prej Ramës, në lidhje me rusë e kinezë, Fabrizio Lisi gjenerali Guardias, lidhje e oborrit të Ramës, me fijet e Ndrangheta, dhe Florian Coldea këshilltari i Ramës, drejtues shërbimesh sekrete rumune lidhur me kartelin meksikan të e kokainës "Sinaloa" . Pa llogaritur Soros apo bandat shqiptare me fuqi të ndjeshme në tregun ndërkombëtar të drogës e pastrimit të parave.

Qeveria kontrolluese e Shqipërisë janë Mafia dhe Krimi i Organizuar. Ndërkombëtarët duke përfshirë USA kanë dijeni në detaje.

Sa pasuri ka "Rama" ?!

Në shtator 2015 kur Rama ishte ende i pabindur për reformën në drejtësi, ndodhi një aksident në OSCE. Një raport rreshket në publik. Mes të tjerash përmendej fakti se Edi Rama kishte 200 milionë euro pasuri. Menaxhoheshin nga i vëllai Olsi në ofshorë. Si fillim. Pastaj nisi breshëri monetar nën dorë.

Kanabis 2014-2015-2016 vërshoi me miliarda. Qeveria ishte pjesë. Pjesa e Ramës ? Sigurisht pjesë me majmëri të thekur.

U rikthye në përmasa miliardësh trafiku i kokainës. Ndaj DEA hapi zyrë në Tiranë. Sekuestrimet u rralluan. Dikush paguan diku dikë. Adresa dihet, në Bulevard.

Fermat e bitcoin me energji të papaguar?!

Qendrat e call centerave financiare, një dosje ku përmendet vëlla Olsi qarkulloi 2.4 miliardë euro!

Marrëveshjet me refugjatë !!

Kullat dhe resorte në 2023 u hodhën mbi 3 miliardë euro. Asnjë lopate nuk ngulet pa lejen e KM!

Tregu i naftës, anijet ruse!

Pastrimi i Parave, vetëm në 2023 u këmbyen rreth 13 miliardë euro

Inceneratorët rrënjë në ofshorë

Rënia e euros në kufij jashtë tregut ekonomik

Porti i Durrësit 2.5 miliardë euro, Emiratet apo duart e KM?

Banka ABI, ku ishte bashkëshortja në Bordin drejtues!! Ka zallamahi brenda saj.

Investime në Sazan e Zvërnec afro 2 miliardë euro të tjera, ku fshihet Rama?

Koncesionet e tenderat sekretë qindra milionë euro!

Po anijet e energjisë në Vlorë, sa merr nga 130 mijë eurot ditore?

Në ndarjen e projektuar të Kosovës ish-KM Ramush Haradinaj e denoncoi Ramën për një hise 10 miliardëshe!!

Mbetjet toksike në të cilat dyshimet hetimore flasin për një shartim me tregun e kokainës në vendet ku çmimi është shumëfish!?

KM ka kthyer në biznes kriminal shtetin dhe qeverinë e vendit.

Gjeni dot në botë një Mafioz më duar në financa më të shumta të ligjshme, të futura në thasë krimi!!! ??

Dhe mos flisni për zgjedhje

Opozita, PD duhet të radikalizojë rezistencën e çmontojë këtë gjenocid. Të mos pranojë "azilantë" të Ramës të strehuar brenda saj.

Nëse prisni këtë para jo fort të fshehura, t'i gjurmojë Struktura e Posaçme, SPAK, atëherë lini edhe një takim me mjekun neuropsikiatër...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco