I kërrusur dhe i drobitur, Rama zbret shkallët e Pallatit të Kongreseve për të dhënë urdhërat e radhës shpurës së tij për grabitjen e...

I kërrusur dhe i drobitur, Rama zbret shkallët e Pallatit të Kongreseve për të dhënë urdhërat e radhës shpurës së tij për grabitjen e...

14:42, 17/09/2024
A+ Aa A-

I vetëdijshëm se ka përballë një opozitë që nuk do mund ta blejë dot më, i ndërgjegjshëm se shqiptarët nuk i hanë më batutat e tij për mirëqënie, Edi Rama po kalon nga takimi në takim me trukturat e tij për t’i mobilizuar për grabitjen e zgjedhjeve të 2025.

Pas Asamblesë, takimeve me Kryesinë, shkuarja në Asamblenë e Tiranës për t’i komunukuar Veliajt largimin nga strukturat e partisë, takimi me deputetë e ministra te restoranti i servilit Luca, Rama po mban sot një takim tjetër me fokus zgjedhjet, në pallatin e Kongreseve me kryebashkiakët e rilindje dhe drejtuesit politikë.

I kërrusur dhe i drobitur duket kryerilindasi kur zbret shkallët anësore të Pallatit të Kongreseve për të dhënë urdhërat e radhë shpurës së tij për grabitjen e zgjedhjeve.

Përpjekjet e tij janë si në zgjedhjet e shkuara, nuk i le asgjë në dorë vullnetit të qytetarëve, të cili  e di që nuk e ka më dhe përgatit terrenin për ta paracaktuar rezultatin pa shkuar te kutia e votimit.

Partia Socialiste në fushatën elektorale 2025 do të përfshijë edhe të gjithë kryetarët e bashkive të zgjedhur nën logon e kësaj force politike.

Sot zhvillohet një takim i thirrur nga kryesocialisti Rama me 15 drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e bashkive.

Ky takim do të jetë tërësisht organizativ e porosi-dhënës prej Ramës në të bashkërenduarin e punëve mes drejtuesve politik dhe kryebashkiakëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco