VIDEO/ Kur Rama thoshte se diplomat shiteshin për dru e zhavor dhe sot diplomat shiten për një çantë…

VIDEO/ Kur Rama thoshte se diplomat shiteshin për dru e zhavor dhe sot diplomat shiten për një çantë…

14:29, 17/09/2024
A+ Aa A-

Si e shkatërroi Edi Rama sistemin universitar, nga deklaratat, ‘ka stundentë që kanë paguar diplomën me dru zjarri’, në studentë që paguan më një çantë Louis Vuiton.

Ashtu si çdo gjë, Edi Rama shkatërroi me themel arsimin në vend. Dhe kjo është fakt, universitetet shqiptare kanë pësuar regres kolosal në të gjitha renditjet botërore të universiteteve, po ashtu edhe sistemi arsimor parauniversitar tashmë është çertifikuar nga dy matjet e sistemit ndërkombëtar të matjeve, PISA, që e rendit Shqipërinë në fund.

Kur Edi Rama ishte në opozitë dhe në fillimet e mandatit të parë qeverisës propagandonte se sistemi arsimor ishte i kalbëzuar dhe se qeveria e tij do të ndërmerrte reforma për përmirësimin e gjithë sistemit.

Fokus të veçantë Rama i pati kushtuar arsimit të lartë, ku në çdo dalje të tij sulmonte e tallte universitetet private dhe të diplomuarit në këto universitete.

Në një fjalim të famshëm në vitin 2014, ku lançoi refomën në arsimin e lartë, Rama e krahasoi arsimin me skemat piramidale.

“Kemi arritur të japim diploma në natyrë, për shërbime të ndryshme, lyerje, shpëlarje, punime hidraulike, punime zdrukthëtarie, të shpërblyera jo me para, por me diploma nga pronarët e universiteteve në fjalë. Kemi arritur që të fusim pagesën në natyrë për t’u shkolluar, lopë, dele, oriz, fasule, zhavorr, dru zjarri. Ka studentë që e kanë paguar studimin me dru zjarri. Natyrisht, të prera pa leje nëpër pyje. Kemi arritur që të kemi regjistra themeltarë universitetesh, ku shkruhet “10 diploma i ka tërhequr shefi”.”, - thoshte Rama në çdo dalje të tij.

Por sot, fundi i vitit të 11-të të Edi Ramës në pushtet Arsimi në Shqipëri është në ditët më të errëta që ka qenë ndonjëherë në këto 34 vite post-komunizëm.

Shkolla parauniversitare është politizuar tërësisht duke e mbushur me patronazhistë të rilindjes dhe jo me mësues. 

Fëmijët shqiptarë janë gjetur të paaftë mendërisht për të kuptuar atë që lexojnë, kjo për shkak të politizimit të tejskajshëm dhe largimit të profesionistëve nga arsimi etj.

Qindra shkollave fillore dhe të mesme u është vënë dryni për shkak të shpopullimit, largimit masiv të familjeve shqiptarë nga vendi.

Sistemi universitar po i ngjan gjithashtu çdo ditë e më shumë qeverisë, korrupsion, paaftësi e mediokritet.
Gara fiktive në zgjedhjet e brendshme në universitete e dëshmoi këtë.
Rekrutimi dhe gradimi i njerëzve të lidhur me Rilndjen në poste drejtuese dhe mësimdhënëse.

Por ajo që i vendos vulën rrënimit total të arsimit është kalimi nga shitja e një diplome për dru zjarri në shitjen për një çantë “Louis Vuiton”siç tregon rasti i fundit i hetuar nga drejtësia italiane.

Nga hetimet e Guardia Di Finanza, që kanë çuar në pranga dy administratorët e Universitetit Wisdom në Tiranë, të cilët kanë ngritur një skemë mashtrimi, ku shpërndanin diploma false për studentët në Itali.

Nga përgjimët e siguruara nga GDF zbulohet se një zyrtare e lartë e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, rezulton që të jetë korruptuar me një çantë Luis Vuitton, me vlerë 1200 euro, e cila më pas i ka hapur rrugën akreditimit të universitetit në Shqipëri.

Shqiponja Telhaj, e cila ka qenë në krye të Agjensisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, e njohur shkurtimisht si ASCAL ka dhënë viston për këtë diplomore fallco.

Në dosje thuhet se: "Kapitulli 101 KATALANO Lucia-CIANCI Savino për krimin p. dhe fq. jepini a1tt. 110- 318 - 322-bis c.p. sepse për ushtrimin e funksioneve të saj si Presidente e Këshillit të Akreditimit i ASCA'L (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë), organ qeveritar i Qeverisë Shqiptare i drejtuar nga Presidenti i Këshillit të Shqipërisë, që korrespondon me aktivizimin dhe përfundimin e favorshëm të procesit të akreditimit të Universitetit Ëisdom, gjatë një darke, i dha Aquila-Shqiponja Telhaj, një zyrtare publike e investuar me funksione të ngjashme me ato të zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, një çantë femrash të markës Louis Vuitton me vlerë 1200.00 euro. Në Shqipëri më 03.08.2022.'

Kjo agjensi është një organ qeveritar, ndërsa Telhaj rezulton që të jetë zgjedhur me emërim direkt nga kryeministri. 

Telhaj ka pasur detyrën që të ndiqte të gjithë procedurën për akreditimin e Ëisdom University.

Pra, siç shihet nga hetimi i italianeve, Edi Rama e bëri shitjen e diplomave çështje elitare, korrupsion intelektual, siç thotë Dumani dhe kaloi nga shitja e diplomave në natyrë me lopë, dele, oriz, fasule, zhavorr, dru zjarri... në shitjen me çanta Loius Vuiton dhe para në dorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco