Kompania që do menaxhojë kampet e Melonit dhe Ramës, kërkon punëtorë

Kompania që do menaxhojë kampet e Melonit dhe Ramës, kërkon punëtorë

13:39, 17/09/2024
A+ Aa A-

Nga Alba Kepi/

Kompania Italiane Medilhospes e cila ka fituar garën përzgjedhëse për të menaxhuar dy kampet e emigrantëve në Shqipëri, në bazë të Paktit të 6 nëntorit 2023. Meoni-Rama, ka nisur tashmë punën për të plotësuar stafin e personelit të saj në Shëngjin e Gjadës  ku do të aplikohen normat juridike të shtetit italian.

Kjo kompani më datë 2 korrik 2024 ka krijuar degën e saj në territorin shqiptar me seli në Tiranë ku sipas regjistrit të fundit elektronik të Qendrës Kombëtar e Biznesit lexohet se Sipas Ekstraktit Historik të Regjistrit të Pronarit Perfitues, depozituar në QKB datë 12.07.2024, tërhequr datë 24.07.2024, Pronarët përfitues të subjektit “MEDIHOSPES ALBANIA”, zotërues të 25% të kapitalit e me tepër, nuk janë të identifikuar.

Pronar i vetëm i identifikuar i kësaj kompani është z

CAMILLO GIUSEPPE ACETO.

Medilhospes Albania ka hapur pak ditë më parë procedurën e punësimit e kërkon, 89 operatorë me ose pa eksperiencë në sektorin e emigracionit që do të punojnë për shërbimin, shoqërimin, pastrimin e ambienteve me pagë 1200 euro në muaj e me disponueshmëri tre turne.

Kërkon 36 operatorë socialë me përgatitje profesionale në shërbim asistence sociale e pagë mujore 1300 euro, kërkon psikologë, ndërmjetës kulture, punonjës administrate, shoferë, teknikë informativë, punonjës mirëmbajtje etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco