VIDEO SYRI TV/ Celibashi: Votimi elektronik në vetëm në 3 qarqe, drejt finalizimit regjistrimi i emigrantëve

VIDEO SYRI TV/ Celibashi: Votimi elektronik në vetëm në 3 qarqe, drejt finalizimit regjistrimi i emigrantëve

12:15, 17/09/2024
A+ Aa A-

Kryekomisioneri shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celiabashi, deklaroi se në zgjedhjet parlamentare të 2025, është e pamundur që votimi elektronik të shtrihet në 6 qarqe, ndërsa theksoi se duhet vullnet politik që ky proces të shtrihet të paktën në 1 deri në 3 qarqe të tjera. Sa

i takon Reformës Elektorale, Celibashi i bëri apel politikës të bëjë disa ndërhyrje të nevojshme në Kodin zgjedhor, duke theksuar se ka ende kohë, nëse palët kanë vullnet. Ndërsa për votimin nga jashtë, Celibashi njoftoi se KQZ është drejt finalizimit të regjistrimit të emigrantëve.

Nga SYRI TV

Në zgjedhjet parlamentare të 2025, është e pamundur që votimi elektronik të shtrihet në 6 qarqe. Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, deklaroi se koha e mbetur është e pamjaftueshme për realizimin e këtij procesi ne 6 qarqe, duke e drejtuar gishtin për dështimin tek mungesa e vullnetit politik.

Në një prononcim për gazetarët ai deklaroi se po diskutohet me palët politike, që votimi elektronikë të shtrihet të paktën edhe në 1-3 qarqe të tjera.

Ndërkohë sa i takon Votës së Diasporës, Celibashi njoftoi se KQZ është në përfundim të fazës së parë të regjistrimit e emigrantëve.

Teksa u ndal tek Reforma Elektorale kryekomisioneri shtetëror, Celibashi deklaroi se nëse ka vullnet, ka ende kohë për disa ndërhyrje në Kodin Zgjedhor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco