Bushkolaj: Për dosjen Partizani SPAK kërkoi dokumente te viteve 1940, por hesht për pastrimin e parave në ndërtimet e pas viteve 2020

11:30, 17/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e lajmeve në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci për të diskutuar mbi bllokimin e telefonave të drejtorit të policisë së Elbasanit ishte gazetari, Elkier Bushkolaj.

Duke folur për punën e SPAK gazetari Bushkolaj u shpreh se po amniston pastrimin e parave në ndërtim, fenomen që sipas tij mdodh me bekimin e kësaj qeverie. Sipas Bushkolajt për ndërtimet tek ish kompleksi Partizani, SPAK hetoi edhe dokumente të viteve 1940 për pronat që morën ish pronarët, por SPAK po hesht për ndërtimet pas viteve 2020 ku theksoi se hetimet për dosjet e ndryshme kanë faktuar se pastrimi i parave është një fenomen mjaft i përhapur.

Shqipëria është shumë vend i vogël për të ndodhur gjera të rastësishme. Kjo është një procedurë standarte për bllokimin e telefonave për drejtuesit e policisë pasi nga dosjet Revanshi ose Metamorfoza faktuan se si inkriminimi i policisë kishte arritur ne nivele më të larta.

Në dosjen metamorfoza inkriminimi kishte arritur në korruptimin e drejtuesve më të lartë të policisë dhe prokurorisë. Edhe ku operacion i policisë lidhet ne mënyrë të pazgjidhshme me garën e kreut të policisë pas largimit të Rrumbullakut.

Përtej kësaj kreu i SPAK Dumani e ka pranuar problemin e inkriminimit të policisë në nivele të larta por mos të harrojmë se dekonspirim mund të ketë dhe në radhët e SPAK pasi aty ka individë që janë futur pa kaluar si duhet filtrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco