Rama do ngrejë kulla për administratën më të korruptuar në Europë

Rama do ngrejë kulla për administratën më të korruptuar në Europë

10:53, 17/09/2024
A+ Aa A-

Pas kullave të ngritura nga privatët, tani pritet të ngrihen edhe kullat e shtetit.

Kryeministri Edi Rama shpalli sot nisjen e një projekti për ndërtimin e një kompleksi ku do të vendoset administrata.

Projekti me kosto kolosale do strehojë administratën më të korruptuar në Europë.

10 studio ndërkombëtare do konkurrojnë për t’u përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare për të ndërtuar kullat e reja për administratën publike.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se do të ndërtohet një kompleks i madh qeveritar ku do të vendosen një sërë institucionesh shtetërore që ofrojnë shërbime publike.

Toka ku do të ndërtohet kullat e administratës do jetë shtetërore, kurse godinat do të ndërtohen nga privatët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco