Të rinjtë drejt Anglisë/ Rustemaj: Largimi masiv është një projekt politik antikombëtar i sundimtarit socialist

09:42, 17/09/2024
A+ Aa A-

Largimet masive të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe duke përdorur gomone, tashmë janë bërë pamje të zakonshme për t’u parë dhe tema shumë të diskutuara

Ajo ç'ka është më e trishtë mbetet fakti se përmes thirrjve të vazhdueshme edhe Ambasada britanike në Tiranë ju bën thirrje të vazhdueshme shqiptarëve, kryesisht të rinjve të mos tentojnë largimin drejt Britanisë së Bashkuar përmes gomoneve pasi kushtet jo të favorshme të motit mund të çojnë deri në humbjen e jetës.

Kryetari i degës së PD-së në Britaninë e Madhe, Shkëlqen Rustemaj, i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se numri i personave që largohen drejt Mbretërisë së Bashkuar janë ata që kanë qenë në vështirësi më të mëdha ekonomike ku qeveria i ka shkarkuar nga puna duke i bërë të pasigurt në vendin e tyre.

‘Dihet që po nuk u bëre pjesë e skemës ti nuk vlen më për ato, e të parët që ikin nga Shqipëria janë të diturit dhe të pasigurtët’-u shpreh Rustemaj.

Deklarata e tij:

Dihet që largimi masiv është një projekt politik antikombëtar për të çuar Shqipërinë sipas orekseve të sundimtarit socialist.

Pjesa më e madhe e emigrantëve janë ish-punonjës të shkarkuar nga puna, të rinj të pashpresë siç tha edhe kolegia, dhe duket se ata që kanë qenë në vështirësi shumë të madhe kanë shkuar drejt emigrimit.

Proçeset e montuara politike në Shqipëri dihet që po nuk u bëre pjesë e skemës ti nuk vlen më për ato, e të parët që ikin nga Shqipëria janë të diturit të pasigurtët e e gjithashtu rinia.

Ne kemi parë me zbërthimin e aplikacioneve dhe dihet se sa vlen jeta e një shqiptari në Shqipëri.

Marr shkas nga mbytja e personave dhe dihet propaganda e madhe që është bërë me ‘small boards’, realiteti ka një zvogëlim të tyre dhe muajt e fundit qeveria franceze ka qenë një një krizë dhe nuk është marrë shumë me kontrollin e kufirit.

Francezët gjithmonë ja hedhin fajin anglezëve dhe anasjelltas dhe dihet që është politika e tillë, por realiteti për shqiptarët jo e sipas të dhënave ka rënë në një nivel të krahasuar me muajt e mëparshëm, po gjithsesi vazhdon të jetë stabël.

Klea Sula/ Syri.Net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco