Argita Malltezi tregon fallsifikimin e dosjes nga prokurorët politikë: Apartamentin ia shita, nuk ia dhashë me qira biznesmenit…

Argita Malltezi tregon fallsifikimin e dosjes nga prokurorët politikë: Apartamentin ia shita, nuk ia dhashë me qira biznesmenit…

22:10, 16/09/2024
A+ Aa A-

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, tha në emisionin Now me Erla Mëhillin se ajo nuk ka marrë kurrë pagesë qeraje nga apartamenti që i ka shitur ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Sipas saj, ajo ja ka shitur Gjicit në vitin 2010 banesën ku ajo ka jetuar, e më vonë ka blerë një tjetër shtëpi , po në të njëjtën rrugë, të cilën e ka dhënë me qera dhe ka marrë lekët e qerasë vetëm nga kjo e dyta.

“Më thanë që ishte bërë shitje apartamenti ndaj Safet Gjicit. Ky është falsifikimi i Aktit Zyrtar nga prokurorët e SPAK. Unë i kam shitur Safet Gjicit, në një kohë kur ai nuk ishte një njeri kaq i njohur sa sot, atëherë ishte biznesmen, apartamentin në 2008-ën, që unë kam banuar sepse nuk arrija ta jepja me qera. Bleva një apartament në të njëjtën rrugë dhe e dhashë me qera, për atë kam marrë qera, por s’kam marrë kurrë për apartamentin që i kam shitur Safet Gjicit, kurrë nuk ka ndodhur një gjë e tillë,” –deklaroi Malltezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco