Argita Malltezi zbulon për herë të parë pagën që ka patur në UNMIK. Ja sa paguhej...

Argita Malltezi zbulon për herë të parë pagën që ka patur në UNMIK. Ja sa paguhej...

21:56, 16/09/2024
A+ Aa A-

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se të gjitha paratë e saj i ka të deklaruara rregullisht në ILDKP.

Ajo tregoi se paratë më të cilat ka blerë disa apartamente që përmenden edhe në dosjen e SPAK janë nga të ardhurat e saj dhe të bashkëshorti gjatë periudhës kur punonte për UNMIK në Kosovë.

Malltezi tregoi se ka punuar për 6 vjet pranë UMNIK bashkë me të shoqin dhe paga e saj ishte 91 mijë dollarë vetëm vitin e parë.

“Kam mandate-pagesa, të ardhurat kanë qenë nga rroga jonë në UNMIK dhe këto mandat pagesa janë të gjitha në dosjen e SPAK. Kam punuar 6 vjet në UNMIK, në vitin e parë të ardhurat e mia kanë qenë 91 mijë dollarë, neto. E kam sot e kësaj dite çdo kontratë dhe vërtetim page, Abi pak më të ulët, por në këto marzhe. Të gjitha këto mandatpagesa i kam në ILDKP ndaj edhe i ka SPAK”, tha Malltezi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco