VIDEO/ Shkullaku: Der Spiegel po ju flet qytetarëve dhe qeverisë gjermane, po ju tregon Shqipërinë reale

21:45, 16/09/2024
A+ Aa A-

Artikulli i fortë i revistës Gjermane Der Spiegel për Shqipërinë, është trajtuar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka LIVE’, ku analistët janë shprehur se, ky artikull është këmbanë alarmi për qeverinë.

Gjatë debatit në SYRI TV, analisti Armand Shkullaku u shpreh se, ka dy arsye se pse është bërë ky artikull.

‘Çështja është shumë e thjeshtë. Ka dy çështje,  për të cilat nuk pres të japin përgjigje.

Një, që Shqipëria është një autokraci, narkoshtet para të cilit Europa ka mbyllur dy sytë para stabilokracisë.

Çështja e dytë është pse, Der Spiegel ka vendosur të ja thotë publiku gjerman, këtë që ne i kemi thënë me kohë. Një realitet që është më i zi, se në çdo vend të Europës, kur flasim për demokraci hibride.

Është një vend ku nuk ka liri, ku opozita është në burg, media është e kontrolluar, drejtësia është e kontrolluar, ku gjithçka është e korruptuar, ku policia është pjesë aktive e bandave kriminale, ku drejtues të lartë të policisë deri tek ministra nxjerrin në pritë eksponentë të bandave rivale, ku një pjesë e parave përdoren edhe në fushatë elektorale.

Rama duke trajtuar Shqipërinë si çiflig të lënë me testament nga Kristaqi, po fal copa Shqipëri për të blerë influencë perëndimore dhe për të mbyllur skandalet brenda vendit të tij.

E ka Mediapart si rastin e Melonit, raste të tjera, mediat Amerikane për Trump, Alabar dhe kështu me radhë, Rai po prap të njëjtën gjë dhe tani Der Spiegel.

Janë media që unë i quaj serioze, dhe jo tabloidë të thashethemeve, por të analizave të politikës.

Ata nuk i flasin më opinionit përtej vendeve të tyre, por ju flasin qytetarëve të tyre, se ja ku shkojnë lekët tuaj, dhe duan të sensibilizojnë ata.

Dhe kur themi ne që është e padrejtë që lekët e taksapaguesve shqiptarë të shkojnë për të paguar, deputetë, ministra, administrator kriminelë, të shkojnë këto fonde të qytetarëve europianë, për tu vjedhur nga drejtues të qeverisë dhe agjencive qeveritare, është skandal.

Ambasadorët që janë këtu nuk mund të flenë më gjumë, se ai fle gjumë kur shkruaj unë apo Lenci. Por kur shkruan Der Spiegel, ambasadori gjerman nuk mund të flejë më gjumë, sepse ministria e Jashtme e Gjermanisë ka një vërejtje, për çfarë është raportuar  deri tani, dhe këto ambasada thonë që situata këtu shkon shumë mirë, përgëzojmë SPAK, ka zgjedhje.

Presionin qeveritën e ndjejnë kur janë afër zgjedhjeve, dhe kur ngrihet një valë që ti financon një qeveri ku paratë e qytetarëve europianë bëhen rrush e kumbulla, sigurisht ka ndjeshmëri.

E thoshte dhe Der Spiegel, që shërbimet e huaja i kanë të gjitha të dhënat se çfarë bëhet në Shqipëri, por diplomacia lëviz shumë më mbrapa. Sa më shumë shtohet presioni mediatik, aq më shumë qeveritë vihen para një lloj përgjegjësie’, tha gjatë bisedës, Armand Shkullaku në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco