Kola: PD ka denoncuar të gjitha aferat korruptive të kësaj qeverie

20:23, 16/09/2024
A+ Aa A-

Në ditën e 259 të qëndresës qytetare në "Rrugën e Shpresës", mbajti fjalën e tij edhe urbanisti, Maks Kola i cili u shpreh se, denoncimet për këtë qeveri kanë qenë të pafundme për korrupsionin, vjedhjet e taksave tona dhe aferat korruptive që janë të lidhura me mafian.

Kola u shpreh se, të gjithë aferat e kësaj qeverie tashmë as vetë ata nuk mund ti kundërshtojnë më.

Fjalimi:

"Zoti Berisha, ka sfiduar çdo lider politik botëror të momentit, i cili do ta kishte të pamundur të kryente një aksion politik në të njëjtat kushte.

Kjo jo vetëm për meritat dhe eksperiencën e tij politike si lider, por për materialin e shumtë që ky pushtet politik prodhon me shumicën e zyrtarëve të lartë të këtij shteti të korruptur, të cilët vjedhit taksat tona e deri tek vendimet e aktet politike që bien ndesh me interest e këtij vendi.

Të dashur miq, kanë qenë të pafundme denoncimet publike me fakte dhe prova të Sali Berishës, PD apo gazetarëve, rreth aferave dhe skandaleve korruptimeve me karakter mafioz.

Tashmë këto afera, që ne tashmë e dim që në fillim nuk besoheshin nga politikanë të majtë, sot heshtin sepse e dinë që qytetarët i dinë dhe i besojnë sepse i kanë çdo ditë mbi lëkurë. 

Skandalet dhe aferat që jo vetëm qytetarë shqiptarë i dinë."- u shpreh ai 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco