VIDEO/ Xhaçka në ‘Venecia’, Dervishaj: Në konflikt Gjykata Kushtetuese me Kuvendin! Çështja nuk është zgjidhur...

20:17, 16/09/2024
A+ Aa A-

Teksa Kuvendi kërkon nga Komisioni i Venecias të japë një opinion lidhur me mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka pas ‘konfliktit’ Parlament-Gjykatë Kushtetuese, konstitucionalisti Bledar Dervishaj thotë se dërgimi në ‘Venecia’ mund të ishte shmangur.

I ftuar në Syri Tv në edicionin e orës 19:00 me moderatore, Armela Ferko, Dervishaj tha se trupa e Gjykatës Kushtetuese duhet t’i kishte bashkuar të dy kërkesat e grupimeve politike, në një të vetme, në mënyrë që të shprehej për kushtetutshmërinë e mandatit të deputetes së PS, Olta Xhaçka.

Ka qenë pikërisht kjo ‘dritare’e Kushtetueses që krijoi një rreth vicioz nga politika, dhe që çoi më tej në konflikt institucional mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Dervishajt, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të formës së prerë, çka e bën detyrues zbatimin e tyre.

Nëse ky ka qenë qëllimi për të marrë opinon nga ‘Venecia’, ky opinion nuk merret pasi Gjykata Kushteteuse merr një vendim.  Vendimet gjyqësore mund të analizohen e komentohen, por është detyrim zbatimi i tyre.

Çuarja në Komisionin e Vencias për opinion për mandatin e Xhaçkës, ishte një mënyrë mbijetuese e Kuvendit për të mos çuar vendimin në Gjykatë Kushtetuese.

Kuvendi mori dy vendime në tetor, dhe kjo lidhet me një ‘deriçkë’ të vogël më 2023 që Kushtetuesja krijoi, nga kjo u krijua gjithashtu një rreth vicioz nga politika. Duhet të ishte mbyllur që atëherë kjo ‘dericëk’ dhe ishte gjetur zgjidhja.

Shumica parlamentare iu shmang dërgimit të çështjes. Në konflikt është Gjykata Kushtetuese me Kuvendin e Shqipërisë. Ka kaluar 1 vit e 8 muaj dhe çështja nuk është zgjidhur ende.

Ka një ‘jo sens’ dërgimi i çështjes në Komisionin e Venecias, kur t’i ke marrë një vendim. Jemi në një situatë të përsëritur, nuk është precedent. Sepse ka çështje të tjera që nuk janë zbatuar të Gjykatës Kushtetuese.

Duket sikur i thuhet ‘Jo’ më hapur, me vendimin e fundit të Kushteteses në korrik 2024, e cila në pikën e saj të fundit thoshte që vendimi është detyrues për t’u zbatuar.

Ka karakter thellësisht politik, çështje të tilla ka pasur edhe më para. Duhet kujdes në zbardhjen e vendimeve të Gjykatës Kushteteuse. E ka një zgjidhje, mund të shkojnë sërish në Gjykatë Kushteteuse grupet politike dhe të kërkojnë të njëjtën gjë. Për të mos pasur aludime, do të duhet që çështja të sfidohet në Kushtetuese, që të jetë kjo e fundit  që të japë vendim edhe në përgjigje të Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco