Beteja për fitore/ Prezantohet drejtuesi politik i PD, qarku Kukës, Flamur Hoxha: Vlerësim dhe përgjegjësi

Beteja për fitore/ Prezantohet drejtuesi politik i PD, qarku Kukës, Flamur Hoxha: Vlerësim dhe përgjegjësi

19:52, 16/09/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, ësht prezantuar ditën e sotme me strukturat e PD së qarkut, ku ai do të jetë drejtuesi politik për zgjedhjet e 2025.

Në prezantimin e Hoxhës kanë qenë të pranishëm, Koordinatori për Veriun i PD, Gazmir Spahija, deputeti tjetër Isuf Çela, kreu i demokratëve të Kukësit, Rrahman Dema dhe përfaqësues të strukturave në çdo nivel.

Në fokusin e takimit ishte organizimi i PD dhe ndezja e motorëve për fushatën elektorale të 2025, ku demokratët do kërkojnë fitoren e opozitës në këtë qark, bastion i kahershëm i së djathtës, gjë të cilën e ka theksuar dhe Hoxha në fjalën e tij gjatë prezantimit.

Si drejtues i PD në Qarkun e Kukësit, Hoxha është shprehur se drejtimi i këtij qarku është më shumë se vlerësim, është përgjegjësi, të cilën do të përpiqem me zemër ta justifikoj çdo ditë.

Hoxha ka theksuar se beteja për fitore, beteja për rikthimin e vlerave do të bashkojë çdo opozitar të Kukësit, Tropojës dhe Hasit, çdo opozitar në të gjithë Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco