Takimi Starmer- Meloni është mbajtur ditën e sotme në Itali, për të folur për një seri çështjesh ku ndër to ishte dhe emigracioni ku dhe emri i Shqipërisë përfundoj në faqet e para të shtypit Italian dhe atij Britanik.
Në edicionin informative të lajmeve të orës 17:00, ishte e ftuar gazetarja Alba Kepi, ku u shpreh se, takimi i Starmer-Meloni kishte në focus të saj problemet me emigrantët klandestinë.
Kepi tha se, vetëm gjatë këtij viti në Itali kanë hyrë 44 mijë klandestinë në krahasim me vitin e kaluar që ishin 128 mije emigrant klandestinë.
Deklarata:
Kjo vizitë është bërë me qëllimin për të kuptuar se si Italia po vepron në planin e menagjimit të krizës së sistemit kombëtarë të azilkërkuesve.
Ai është shprehur se shifrat, ulja drastike e fluksit të emigracionit klandestin e ka shtyrë që ai të kuptojë se si Italia e ka arritur.
Dhe faktikisht ai bazohet në të dhënat e përditshme që Ministria e Brënshme italiane bën të plotë.
Në Itali nga fillimi i vitit deri më sot, kanë mbërritur rreth 44 mijë emigrant klandestinë.
Duke llogarit një vit më parë numri i azilkërkuesve ka qënë mbi 128 mijë emigrantë.
Starmer menjëherë sapo ka marë drejtimin e britanisë së Madhe ka pezulluar planin “RUANDA”, dhe duke pasur parasysh jo vetëm tragjedinë në kanalin e “La Mansh”, por edhe shtimin e rasteve të tragjedive në këtë kanal ka bërë që vëmëndja të jetë në mënyrën se si Italia po e menagjon.
© SYRI.net