SYRI TV/ Berisha: SKAP i partisë fshehu dokumentat dhe më shpalli kryebashkiak me falsifikime

17:13, 16/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi këtë të hënë skandalin, se si SPAK ka falsifikuar dosjen dhe fshehur dokumentet që tregojnë se Edi Rama firmosi për ndryshimin e destinacionit të zonës, planin rregullues madje dhe lejen e ndërtimit. Sipas SPAK ndryshimi ka ndodhur me kërkesë të biznesmenit Fatmir Bektashi dhe është firmosur nga Sali Berisha me ndikim të Jamarbër Malltezit. Por dokumentet nxjerrin zbuluar falsifikimin e SPAK, pasi ndryshimi i destinacionit nga zonë sportive në zonë banimi është firmosur nga Edi Rama, pa kërkesën të më parshme nga pronarët. “Mercenarët skapistë duan t’ia veshin Berishës në vitin 2013, firmën që Edi Rama kishte hedhur në vitin 2008”- u shpreh Berisha.

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi Strukturën e Posaçme Antikorrupsion se kanë falsifikuar dokumentet që faktojnë se Kryeministri Edi Rama, në atë kohë kryetar Bashkie i Tiranës, firmosi për ndryshimin e destinacionit të zonës së ish kompleksit sportiv Partizani. Në konferencën me gazatarët, Berisha teksa bëri me dije se Edi Rama, veç ndryshimit të destinacionit nga zonës sportive në zonë banimi, ka firmosur edhe palnin rregullues madje edhe leje ndërtimi.

Sipas  Berishës, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar destinacionin e zonës së ish-kompleksit pa kërkesën pronarëve apo nga ndonjë prej institucioneve, ndërsa SPAK falsifikon dokumentet duke pohuar se ndryshimi u kërkua nga Fatmir Bektashi dhe u firmos nga Berisha me ndikim të Malltezit, edhe pse dokumentet zyrtare tregojnë të kundërtën.

Kreu demokrat denoncoi praktikat e ndjekura nga prokurorët e SPAK, të cilët sipas tij sillen si mercenar duke fshehur firmën e hedhur nga Edi Rama në 2008.

Përballë mungesës së prove për korrupsion, Sali Berisha u shpreh se SPAK përdor pagesat e Argita Malltezit për llogari të tij, të cilat janë të bazuara në të ardhurat e deklaruara në ILDKPI. 

Sa i takon deklaratës së Ramës se PD do të marrë mandate aq sa në 1997, Berisha deklaroi se në çdo zgjedhje të lira, kreu i qeverisë do të marrë aq vota sa mori Ramiz Aliaj në 1992.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco