VIDEO - Atentati i dytë ndaj Trump/ Kedhi: Reagimi i Harris, hipokrizi! Nëse zgjedhjet do bëheshin sot, fitues...

17:13, 16/09/2024
A+ Aa A-

Nikola Kedhi i sheh zgjedhjet presidenciale në amerikë me një ton polarizues. I ftuar në Sdyri Tv, në edicionin e pasdites me moderator Edvin Parruca, Dr. bordi i 'Albanian Policy  Center' , teksa iu referua atentatin të dytë ndaj ish-presidentit Trump, njëkohësisht kandidat për presidencialet e nëntorit, tha se reagimi i rivales së tij, Kamala Harris, ishte hipokrizi.

Sipas tij, të majtët po e cojnë shoqërinë amerikane drejt dhunës për shkak të retorikës së ndezur dhe demonizuese, gjë të cilën Kedhi tha se të djathtët duhet ta kuptojnë.

U sulmua presidenti Trump hera e 2, e djathta që vuan pasojat e agresionit nga e majta. Rezultatat i qartë i retorikës së ndezur dhe demonizuese.

Deklarata hipokrite nga Harris dhe Soros, pas sulmit që iu bë Trump. Këta po e çojnë drejt dhunës, këtë duhet ta kuptojë e djathta.

Nëse nuk mund të mundin të djathtën me konkurrencën e lirë, shkojnë drejt kësaj retokrike të dhunshme dhe tensionimi të shoqërisë dhe jemi në këtë situatë ku ndodhemi sot. Politikat e djathta sjellin paqe dhe zhvillim ekonomik e demokratik.  

Presidenti Trump ka pasur rritje referuar sondazheve në amerikë, është shumë më përpara rivales së tij Harris, që nga rezultatat e presidencialeve të 2016 dhe 2020. Një nga gabimet e Klinton që ka bërë, ishte arroganca, që nuk bëri fushata në shumë vende se i mori të mirëqena. Fushata e Trump s’duhet të bjerë në të njëjtin kurth, edhe pse në sondazhe janë mjaft mirë. Nëse zgjedhjet bëhen sot, Trump i sigurtë që do të fitonte.

Është një polarizim shumë i madh, për shkak të përpjekjeve të një elitë jo përfaqësusese dhe ka një hendek shumë të gjerëë mes elitave dhe popullsisë.

Propozimet e Trump për rritjen dhe fuqizimin e NATO-s, apo ajo drejt politikave funksionuese  nga ekonomia, përkthehet në kohezion social që e ul polarizimin.

Atentatte trondisin njëlloj edhe në evropë. Ne në evropë se kuptojmë se pse e kanë kaq përzemër amandamentit e 2 amerikanë, atë për mbajtjen e armëve në SHBA. Ata e kanë për të qenë të sigurtë në shtëpitë e tryre. Në çdo regjim, gjëja e parë që bën dikator është konfiskimi i armëve.

Gjatë  presidencës së Trump kishim më shumë liri fjale, më shumë të drejta, zhvilluim ekonomik dhe paqe në botë. Është një atentat edhe ndaj normave të tyre demokratike, ndaj një ish presidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco