SYRI TV/ 'Siguria' - Xhaferraj: Burgjet u kthyen në hotele me 5 yje! Qose: Ngjarje të tilla ndodhin e në Greqi

16:28, 16/09/2024
A+ Aa A-

SYRI TV

Opozita ngriti shqetësimin për futjen e droneve në burgje, dhe kthimin e instiucioneve të vuajtjes së dënimit, në hotele me 5 yje për politikanët e burgosur, gjatë seancës dëgjimore më drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, Klevis Qose.  Ndërsa  Qose theksoi se ngjarjet janë në hetim, deputeti demokrat Ervin Salianji, paralajmëroi  mazhorancën që mos të tentojë më të përdore të burgosurit në zgjedhje. 

Raportimi i drejtorit të përgitshëm të burgjeve Klevis Qose, ne komisionin e sigurisë, u shoqërua me debate dhe diskutime,  pasi  opozita ngriti  shqetësimin për ngjarjet e ndodhura në burgjet e vendit.  Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj,  përmendi  rastet e fundit,  të futjes se droneve në këto ambjente, kthimin e burgjeve në hotel  me 5 yje,  për  politkanët e korruptuar dhe vrasjen në burgun e Peqinit,  që sipas tij, tregojnë degradimin në sistemin e  burgjeve. 

Por drejtori I përgjithshëm  I burgjeve,  Klevis Qose u mjaftua me jutifikimin e perdorur shpresh herë edhe nga minsistrat  socialistë,  duke thënë se ngjarje të tilla, si vrasja në burgun e peqinit, kane ndodhur edhe në shtete të tjera.

Nga ana tjeter,  deputeti demokrat, Ervin Salianji  ngriti  shqetësimin për përdorimin që u bëhet të burgosurve në zgjedhje,  duke  bërë edhe një paralajmërim për mazhorancën.

Gjatë raportimit në komisonin e sigurisë,  drejtori I përgjithshëm I burgjeve , sistemin e sigurisë në burgje, dixhitalizimin e tij, sidomos për të parandaluar futjen e dronëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco