BATUTA/ Vokshi: I vetmi sukses i Ramës, ruajtja e numrit të gomerëve!

16:05, 16/09/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PD, Albana Vokshi nga Komisioni i Shëndetësisë ka cilësuar suksesin e vetëm të mazhorancës udhëheqëse, ruajtjen e numrit të gomerëve.

Teksa ka kërkuar llogari nga ligjvënësit socialistë në Komision për numrin e ulët në sektorin e   blegtorisë, Vokshi tha se ministria e linjës ende nuk ka një census për bujqësinë, ndërsa ngriti alarmin për uljen e numrit të krerëve të bagëtive në vendin tonë.

Vokshu theksoi se nga viti në vit, numri i gjethëve dhe të imtave në vendin tonë, referuar statistikave ka pësuar ulje drastike, ndërsa sipas saj e vetmja kategori që nuk ka pasur ulje është numri i gomerëve, duke ruajtur të njëjtin nivel.

Të vetem gjë të mirë që dinë të bëjnë socialistët, tha deputetja demokrate, Albana Vokshi.

Keni një census për bujqësinë, se sa është numri i krerëve të bagëtive? Po shfaroset blegtoria, numri i gjethëve referuar statistikave ka rënë. Është përgjysmuar, po shfarosen e zhduken edhe të imtat.

I vetmi sukses, bazuar në të dhënat zyrtare është ruajta e numrit të gomerëve, vetëm atë keni ditur ta ruani. Vetëm aty s’keni rënie.

Numrin e gomerëve e keni mbajtur në të njëjtin nivel, e keni me statistika. Vetëm aty e keni numrin. Vetëm gomerët i keni ruajtur, tha Vokshi në Komision.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco