Vdekja nga tërmeti te shtëpia e pushimit/ Kalaja:I kërkojmë SPAK të sekuestrojë të gjitha pajisjet elektronike Ballës

15:23, 16/09/2024
A+ Aa A-

Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja nga studioja e Edicionit Informativ të Mesditës në 'Syri Televizon' u ndal tek kallëzimi penal i bërë ditën e sotme ndaj Taulant Ballës si dhe disa individëve të tjerë të cilat sipas avokates kanë kryer shkelje nga më të rëndat penale duke filluar nga korrupsioni, shpërdorimi i detyrës e deri tek vrasja nga pakujdesia.

Sipas Kalasë, deputeti Plarent Ndreca, i cili në atë kohë ka qënë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ka akomoduar në një shtëpi pushimi në Durrës 350 persona dhe nga tërmeti i rënë gjatë mbrëmjes humbi jetën një ushtarak.

“Balla është në dijeni të faktit se pas tërmetit të 21 shtatorit të vitit 2019, shumë objekte që u shëmbën në tërmetin e 26 nëntorit të po këtij vit patën dëmtime të rënda, dhe disa prej tyre sipas ekspertizave të caktuara u shpallën të pabanueshme, pra objekte të cilat shfaqnin rrezik të lartë për banuesit apo edhe pushuesit, sic ishte rasti i shtëpisë së pushimit në qytetin e Durrësit”-u shpreh avokatja

Deklarata e saj:

"Bëhet fjalë për një ngjarje shumë të rëndë të datës 26 nëntor 2019, kur siç e dini nga shembja e shtëpisë së pushimit në Durrës humbi jetën dhe një qytetar për të cilin i shpreh ngushëllimet familjes së tij.

Nga i gjithë dokumentacioni që ne na ka ardhur në Partinë Demokratike bëhet fjalë se kjo ngjarje e rëndë mund të ishte parandaluar.

Nga veprimet që duhet të merrnin personat përgjegjës, ku në rastin konkret jo vetëm që nuk i kanë marrë këto veprime, por me veprime në kundërshtim me dispozitat ligjore si edhe me vetë raportin e konstatimit të 2019, kanë lejuar akomodin e 350 personave të cilët fatmirësisht që tërmeti ka rënë në orët e para të mëngjesit, pasi në ata ambjente ka qenë duke fjetur vetëm viktima që tashmë dihet.

Në procedim penal dhe të dënuar vetëm nga 'Gjykata e Shkallës së Parë së Durrësit' janë vetëm dy qytetarë të cilët janë punonjës, por nuk kanë pasur asnjë lloji tagri për të parandaluar një ngjarje aq të rëndë.

Sipas asaj çfarë ne sot kemi kallëzuar dhe dokumentacionit që ja kemi vënë SPAK, rezulaton se në dijeni të plotë të kësaj situate ka qenë sekretari i përgjithsëm Ndreca, ka qenë kryetarja e bashkisë Durrës Emirjana Sako, e cila ka firmosur në aktin e konstatimit ku ekspertët kanë vënë re se objekti është në rrezik shembje e për këtë arsye kanë lënë një dokument tek drejtori Ahmet Doda e këtu nis edhe vepra penale.

Ky drejtor në vend që të merret masa për rikonstruksion sipas aktit të konstatimit, për interesa perosnale ka akomoduar 350 persona e për lidhjen e afërt që kishte me Taulant Ballën ndodhi e gjithë kjo".

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco