Balliu: Autopsia e ‘Der Spigel’ për Ramën është një thirrje për revoltë për të gjithë ne!

Balliu: Autopsia e ‘Der Spigel’ për Ramën është një thirrje për revoltë për të gjithë ne!

15:12, 16/09/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Klevis Balliu thekson se autopsia e medoias gjermane “Der Spigel” për qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Ramën është një thirrje për revoltë për të gjithë ne!

 “Autopsia e “Der Spigel” për Ramën është një thirrje për revoltë për të gjithë ne! Media prestigjioze Gjermane faktoi gjëndjen alarmante të ekonomisë dhe vëndit e mbi të gjitha të ligjit.

Rama kumbar i tenderave dhe garantues i shpërndarjes të parave të qytetarëve tek krimi i organizuar, thotë prestigjiozja Gjermane.

Patjetër, mediat tona sot do të heshtin do të mbyllin gojën sepse siç thotë dhe Der Spigel, Rama kontrollon gjithçka.

Ajo cka ka habitur më shumë Der Spigel është se si i ka mbyllur sytë komuniteti ndërkombëtar përballë krimeve të Ramës lidhjeve te tij me botën e krimit, implikimin e tij në afera korruptive, shkeljen e ligjeve të vendit dhe shkeljen e kushtetues.

Por sic e dimë mirë, askush nuk do i zgjidhi hallet e vendit tonë, nëse ne vetë nuk ndërmarrim hapin e pare.

Revoltë, kërkesë për llogaridhënie kundrejt narkoshtetit për të rikthyer shtetin ligjor në vend”, shprehet Klevis Balliu në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco