SYRI TV/ Mazhoranca vijon të sfidojë GjK, Peleshi: Do zbatojmë opinionin e Komisionit të Venecias

14:47, 16/09/2024
A+ Aa A-

Partia Socialiste vijon të këmbëngul se Gjykata Kushtetuese nuk ka tagër t’ju imponojë deputetëve të kuvendit mënyrën e votimit. 

Disa ditë pasi mazhoranca  refuzoi  zbatimin e  vendimit të 'Gjykatës Kushtuesese',  për të çuar për shqyrtim pranë kësaj gjykate mocionin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi, deklaroi se vendimi i gjykatës kushtetuese ka sjellë paqartësi për sa kohë që deputetët vijojnë sipas vullnetit personal dhe nuk kuvendi nuk mund të imponohet për të votuar një vendim në bllok.

Por kreu i grupit parlamentar të PS u gjend ngushtë u pyetur se përsë në muajin korrik, për të njëjten  çështje socialistët me vendim politik, votuan në bllok kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 

Madje Niko Peleshi deklaron më tej se mazhoranca do të zbatojë çdo opinion që do sjellë komisioni i Venecias, pavarësisht se opinionet  e tyre janë këshilluese dhe nuk kanë fuqi përballe vendimeve të Gjykatës Kushtuesese, që janë detyruese ndaj kuvendit. 

Mazhoranca e cila e zvarriti çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës për dy vjet dhe kërkon të fitojë akoma kohë sepse derisa, Komisioni i Venecias të shprehet për çështje do të vijojë momenti i shpërndarjes së parlamentit  dhe atehere përfundimi I mandatit  të ish-ministres për Europën dhe punët e jashtme do ishte i pavlerë.

Qëndrimi i mazhorancës u kritikua ashpër nga ambasada e SHBA-ve dhe BE në Tiranë, që e cilësuan si një cënim të  shtetit ligjor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco