Berisha: Kursimet tona i administron vajza. Monstra e Skapit, janë të aftë të shkruajnë dhe bëjnë gjithçka

Berisha: Kursimet tona i administron vajza. Monstra e Skapit, janë të aftë të shkruajnë dhe bëjnë gjithçka

14:11, 16/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD në bashkëbisedimin e tij me gazetarët është shprehur se shpenzimet për kujdesin shëndetësor Sali Berisha ka kursimet e veta, të deklaruara qindarkë për qindarkë në ILDKPI

Më tej Berisha theksoi se ata që mendojnë se, është ryshfet solidariteti familjar, ata nuk kanë familje, nuk dinë çfarë është familja

Fjala:

Të faleminderit për pyetjen. Së pari, po i ndajmë pak. Shpenzimet për kujdesin shëndetësor. Sali Berisha ka kursimet e veta, të deklaruara qindarkë për qindarkë në ILDKPI. Nuk është marrë kurrë me administrimin e tyre, edhe të miat edhe të Lilit, i administron vajza jonë, Argita Malltezi.

Lidhur me shërbimet shëndetësore. Po ju rrëfej një sekret. Në të gjitha rastet në mënyrë absolute ajo ka marrë një porosi nga unë; këto shpenzime do ti marrësh nga kursimet e mi. Ajo nuk e ka zbatuar këtë porosi. Ajo ka gjykuar se këto shpenzime ti përballojë me kursimet e saj. Dhe unë i jam shumë mirënjohës për këtë, asaj, Abit dhe cilido që ka kontribuar. Ne jemi një familje me solidaritet të madh familjar, si çdo familje shqiptare. Unë nuk mund të them se do ta shtyja më tutje këtë problem, me fëmijët e mi.

Përsa i përket pagesave për avoketërit. Ato janë pagesa të cilat janë bërë ashtu siç thua ti, po duhet të kuptoni një gjë: janë të gjitha hua të 4 personave që janë në procesin e shpalljes ‘non grata’ nga lotimi korruptiv i Edi Ramës, Xhorxh Soros, McGonigal dhe jo vetëm, pranë sekretarit të Shtetit, Blinken.

Lidhur me ndonjë transferentë që ka bërë Jamarbër Malltezi, me porosi të Argita Malltezit, e cila nuk ka qenë në Shqipëri, ata i kanë zgjidhur problemin fill mbrapa dhe është çdo gjë në këtë kuadër. Pra nuk ka në mënyrë absolute asnjë shkelje ligjore.

 Dhe ata që mendojnë se, është ryshfet solidariteti familjar, ata nuk kanë familje, nuk dinë çfarë është familja. Ata edhe po të jenë prind, por prindër nuk janë. Ata mund të jenë nëna, baballarë, por të tillë se meritojnë. Solidariteti familjar, është solidaritet. E rëndësishmja është kjo; nga vijnë këta para? Dhe Argita e Jamarbër Malltezi i kanë të gjitha të deklaruara qindarkë për qindarkë në ILDKPI. Aq të deklaruara dhe të sakta i ka, sa mercenarët e Skapit duke mos pasur këkund të kapen, shkojnë e nxjerrin transaksione të 30 viteve më parë, mes Abi Malltezit që në atë kohë merrje me real estate dhe biznesmenit Damir Fazlliq. Dhe vetëm e vetëm për të krijuar lajme në media, për një akt 100% normal. Pa asnjë lidhje me klubin Partizanit dhe asgjë. Por qeniet monstra të fëmijëve tanë, qenie mjerane të Skapit, pasi kanë shitur çdo të vetes së tyre, janë të aftë të shkruajnë dhe bëjnë gjithçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco